Mertens “nderon” Napolin. Inter bën “sens” me Sensin

Napoli ka fituar 2-0 ndaj Sampdorias në shtëpi, duke marrë tre pikë të rëndësishme, që e ngjisin në vendin e 4 në renditje pas tre javësh kampionat. Skuadra e Ancelottit kaloi në avantazh me Mertens në minutën e 13-të sfidës. Sulmuesi napolitan ka gjetur rrjetën nga brenda zonës, pas një asisti të bukur të dhuruar nga Di Lorenzo. Ndërkohë, goli i dytë ka ardhur përsëri nga Mertens në minutën e 67-të të sfidës.

Llorente futet në zonë dhe rrëmben një top në rrëmujë. Ai mund të kishte shënuar dhe vetë por pasoi te shoku i tij i skuadrës, që me të djathtën e dërgoi në rrjetë. Deri në fund të ndeshjes rezultati mbeti i pandryshuar, ndërsa mbrojtësi i kombëtares tonë Elseid Hysaj nuk ka qenë i grumbulluar në këtë takim. Hysaj ka një problem muskulor, të cilin e shfaqi në ndeshjen me kombëtaren, pas golit që i shënoi Islandës.

Inter ka fituar 1-0 ndaj Udineses në “San Siro”, duke marrë tre pikë të tjera të rëndësishme, të cilat e ngjisin në krye të renditjes të Serie A me 9 pikë. Skuadra e Contes kaloi në avantazh me një gol spektakolar nga brenda zonës nga Sensi në minutën e 44` të takimit, ndërsa Udinese kishte mbetur më herët me një futbollist më pak pasi De Paul doli me të kuq. me fitoren e të shtunës, Inter konfirmohet si pretendent për të fituar Serie A këtë sezon.  

Skip to toolbar