Shaqiri drejt largimit nga Anglia, mund të rikthehet tek Interi

Kosovari i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, mund të largohet nga Liverpooli pas vetëm një viti dhe të kthehet te ish-klubi i tij, Interi në Serie A. Lajmi raportohet si nga mediat angleze, asht edhe ato italiane. Tabloidi anglez Daily Star raportoi ditë më parë se Shaqiri mund të largohet shumë lehtë nga Anfield gjatë afatit kalimtar të verës edhe pse ka lënë mbresa të mira në sezonin e tij të parë me klubin.

Shaqiri iu bashkua Liverpoolit nga Stoke City në verën e vitit të kaluar dhe ka luajtur rol kyç në klub këtë sezon, duke i shënuar gjashtë gola dhe duke i dhënë pesë asiste në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas Calciomercato.com në Itali, nëse Shaqiri largohet, atëherë Interi do të hidhet në sulm për të. Zikaltrit janë në kërkim të një zëvendësuesi të Ivan Perisic, i cili pritet të shitet gjatë këtij afati kalimtar.

Kosovari ka qenë pjesë e Interit nga janari deri në qershor të vitit 2015. Ai iu bashkua Stoke City pas një periudhe të shkurtër gjashtëmujore me gjigantin italian.

Skip to toolbar