Përgjimet, Gjiknuri shefit të Policisë Dibër: Je tërmet, mos fol shumë vëlla!

Gazetari Peter Tiede i gazetës gjermane Bild ka publikuar audiopërgjimet e reja të dosjes 184, që bën fjalë për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të 2016 në Dibër. Në audiopërgjimin numër një, bëhet fjalë për një bisedë mes ish-Ministrit Damian Gjiknuri, Bekim Krashit dhe Shefit të Policisë së Dibrës Robert Aga.

Në këtë bisedë, diskutohet rreth votave, ku Shefi Policisë së Dibrës, Robert Aga, i thotë Bekim Krashit se “Duhet të kem 1000, posht kësaj nuk pranoj unë”. Më pas, po në këtë bisedë, është Damian Gjiknuri, që komplimentin Robert Agën nëpërmjet telefonit të Bekim Krashit. Për më tepër lexoni tranksriptin e bisedës dhe dëgjoni audion e saj.

Shefi i Policisë së Dibrës Robert Aga në bisedë me Damian Gjiknurin

Shefi Policisë Dibër: Alo

Bekim Krashi: Çfarë keni bërë , çfarë keni bërë, e keni myt fare, nuk jeni duke lënë gjë me bo. Vetëm në (nuk kuptohet) jeni shumë pak, minus 10. DO t’i nxjerr të gjitha do t’i jap me letër

Shefi Policisë Dibër: duhet të kem 1000, posht 1000 nuk e pranoj.

Bekim Krashi: Çfarë thua, ke filluar pretendime të mëdhaja. Ti jap unë ti jap doras

Shefi Policisë Dibër: Ej,

Bekim Krashi: Po?

Shefi Policisë Dibër: O shpirti vëllait, po ti kujton se ata (opozita) ishin budallenj që bëni ashtu si…

Bekim Krashi: Po prandaj donin të bënin rrëmujë ata. Mos u lodhni fare (biseda e paqartë)

Shefi Policisë Dibër: O shpirti vëllait…

Bekim Krashi: Po

Shefi Policisë Dibër: Ajo strategjia ime funksionon…

Bekim Krashi: Edi mor e di, ti e ke deklaruar je komisar politik (qesh)

Shefi Policisë Dibër: Shiko, a e ke Damian Gjiknurin aty?

Bekim Krashi: Pse, do të ta japë në telefon?

Shefi Policisë Dibër: Po, jepja pak…

Shefi Policisë Dibër: O shef?

Damian Gjiknuri: Po, si je?

Shefi Policisë Dibër: Mirëmbrëma

Damian Gjiknuri: Hë mo çfarë bën?

Shefi Policisë Dibër: Hë si je?

Damian Gjiknuri: Mirë, tull. Mirë fare.

Shefi Policisë Dibër: S`pate besim tek unë?!

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet, ti je mjeshtër. I madh je, ik mos fol shumë vëlla hajt ciao.

Shefi Policisë Dibër: Të përshëndes.

Përgjimi numër 4, Imer Lala dhe Damian Gjiknuri

Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Imer Lalës. Në përgjim dëgjohet se Damian Gjiknuri i drejtohet Imer Lalas se doli fjala jote me 1 mijë vota plus.

Transkripti i plotë:

Imer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Obob, Tërmet i q…nanën.

Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë unë a po fle gjumë. Jo mor tha s’po më zë gjumi,  jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë s’e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Imer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë ( vota plus).

Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty. Hahaha. Hajde vëlla çiao

Skip to toolbar