Meritat për kryesimin e OSBE nga Shqipëria, Xhafaj përplaset me Shehun në Real Story

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Etjen Xhafaj tha në “Real Story” se kryesimi i OSBE në vendi ynë, është vlerësim për Shqipërinë. Ai u shpreh se kjo detyrë do të shërbejë për të promovuar vendin tonë ndërkombëtarisht. Mirëpo, ish-deputeti i PD tha se vendimi që Shqipëria të kryesojë OSBE është marrë që në 2006. Këtë pohim, Etjen Xhafaj e quajti “përpjekje për të marrë meritat”. Më poshtë pjesë nga debati mes ish-ministrit dhe zëvendësministrit aktual të Punëve të Jashtme.

PJESË NGA DEBATI

Etjen Xhafaj: Kryesia e OSBE është vlerësimi më i drejtë që mund të marrin. Është vlerësimi i 56 vendeve të tjera në organizatë që kanë votuar që Shqipëria të marrë kryesinë.

Tritan Shehu: Është marrë vendimi në 2006

Etjen Xhafaj: Kjo është përpjekje banale për të marrë meritat për diçka që nuk është.

Tritan Shehu: Është ndarë që në 2006

Etjen Xhafaj: Kjo është e pavërtetë. Vendimi është marrë para 2019-ës. 2019 ishte fillimi i Trojkës. Më pas në vijimësi Shqipëria e ndoqi situatën. OSBE është një platformë dhe vitrinë e pasur shqiptare që tregon se ka ardhur koha që ajo të luajë një rol më të rëndësishëm dhe jashtë rajonit. Nuk është e vërtetë destabilizmi i rajonit. Kemi pasur bashkëpunim. OSBE është trampolinë për të kapërcyer vlerat. Ne kemi dhe vlera shumë të mira. Që do të provohet në konferencën e parë.

Tritan Shehu: Ky vendim është marrë në 2006 me unanimitet me të gjithë vendet. Me të gjitha ngjarjes, që nga 2013 me rritjen e korrupsionit, me goditjen e lirisë së mediat.. Nuk mund të zhbëhej vendimi. Ky ishte një shans për ne. Për ne promovim. Flas për Kim Jong-un për Europën. Çështja është e qartë. S’kam dëgjuar asnjë koment pozitiv për këtë gjë. Skam dëgjuar asnjë koment pozitiv për këtë gjë. Ne në këtë rast humbën një rast pozitiv. OSBE është bënë në pozitë të vështirë. Ne kemi që në 2013-ën që jemi në opozitë. S’mund të akuzohet opozita për shkeljen e demokracisë shqiptare, për krimin, korrupsionin./Realstory.al/

Skip to toolbar