U dëmtua nga tërmeti, 65 familje boshatisin pallatin në Kombinat

Familjet e një pallati që u shpall i pabanueshëm në Kombinat, janë larguar prej tij. Sipas News 24, 65 familje në Kombinat kanë nisur boshatisjen e apartamenteve të tyre, pasi pallati ku ata banonin është vlerësuar i pabanueshëm nga ekspertët.

Pallati në të cilin jetonin 65 familje në Kombinat, nuk e kishte herën e parë që dëmtohej. Ai është dëmtuar edhe në vitin 1988 nga një tjetër tërmet. Në atë kohë, sipas News 24, pallati është rikonstrukuar, çka mesaduket i shpëtoi dhe jetën shumë banorëve në tërmetin e fundit.

 Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në katin e dytë të tretë dhe të katërt të pallatit si dhe në kafazet e shkallëve, që kanë pësuar të çara. Ndërtesa me 65 apartamente ka përballuar 3 tërmete të forta, atë të vitit 1988, tërmetin e shtatorit të këtij viti si dhe tërmetin e 26 nëntorit.  

U dëmtua nga tërmeti, shembet me tritol një ndërtesë në Shkozet

Pasditen e të mërkurës në Shkozet është bërë shembja me eksploziv e një ndërtese që kishte rrezik shembje, për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërtesa ëshë shembur me tritol.

Godina, e shembur nga forcat xheniere, ishte pesë katëshe. Ndërkohë, ngjitur me këtë banesë është dhe një tjetër objekt 5-katësh, që gjithshtu do të shembet.

Edhe ky objekt ishte parashikuar të shembej me tritol, por më pas është vendosur që rrëzimi i saj të bëhet me fadroma.

IKMT është duke punuar njëkohësisht në disa zona të prekura nga tërmeti për shembjen e ndërtesave të shpallura të pabanueshme.

Skip to toolbar