Në ndërtesë është shembur duke shkaktuar të paktë 4 viktima dhe mbi 30 të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mumbai në Indi, ndërsa autoritete shprehen se numri i viktimave pritet të rritet.
Ndërtesa katërkatëshe është shembur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që ndodhin gjatë stinës musonike në vend.
Tre skuadra nga Forca Kombëtare e Reagimit të Katastrofave dhe shumë forca zjarrfikëse e policore ndodhen në vendin e ngjarjeve në kërkim të të mbijetuarve nën rrënoja.