Dëmtimet që la pas tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë ditën e shtunë dhe reagimi i qeverisë është kthyer në një debat të fortë dhe përplasje mes të ftuarve Petro Koçi, zëvendës ministri i Mbrojtjes dhe ish-drejtorit të Emergjencave Shemsi Prençi. Në studion e “Real Story”, Prençi tha se qeveria bëri show me çadrat që ngriti ndërsa shtoi se ai është shkarkuar nga detyra pikërisht se flet me kriticizëm dhe se ka propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Shkodër. Ndërsa Koçi tha se reagimi ishte i menjëhershëm nga emergjencat civile dhe se Prençi flet kështu nga inati se iku nga detyra.
Pjesë nga debati:
Petro Koçi: Inatet që ke lëvizur mos vazhdo..
Shemsi Prençi: Unë nuk servilosem. Unë merrem me ligjin për Emergjencën Civile. Une jam larguar nga detyra vetëm se pse kam propozuar shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme në Shkodër.
Petro Koçi: Janë vënë në dispozicion shtëpitë e pushimit dhe vendet publike.
Shemsi Prençi: Njerëzit kanë ikur nga shtëpia. Ku i ke…
Agron Hysenlliu: Kemi bërë vlerësime në Qafë Zezë.
Petro Koçi: Tani kthehesh te borxhet, ne po flasim për Qafë Zezën. Nuk janë bërë vlerësime më parë, jo për faj të Prençit.
Shemsi Prençi: Fondi rezervë i qeverisë është përdorur për pastrim plazhesh e për buzëkuqe e nuk përdoret për tërmetet. Ka pasur probleme në Gjirokastër me pallate dhe në Fier. Kur unë kam qenë polic, ti ke qenë mësues në Kala të Dodës.
Petro Koçi: Jam krenar që kam qenë mësues.
Agron Hysenlliu: Ka dëmtime në Korçë, në tri rrethet.
Shemsi Prenç: Jo, Korçën ju e keni pasur. / RealStory