Dhunon mbesën, pas sherrit me vëllain. Pranga 58-vjeçarit, në kërkim djali i tij

Fal reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti me pasoja të rënda. Me anë të një komunikate, Policia e Tiranës njoftoi pasdite se është vënë në pranga një 58-vjeçar me inicialet P.S., i cili gjatë gjatë një konflikti për motive pronësie me vëllain e tij, kishte dhunuar mbesën.

Ndërkohë, policia njofton gjithashtu se shpalli në kërkim djalin e 58-vjeçarit, i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait të tij duke e qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në fshatin Maknor në Pezë. Shtetasi i arrestuar në këtë fshat, është konfliktuar vëllain e tij, shetasin Xh.S, ndërsa gjatë konfliktit dhunoi fizikisht mbesën e tij, vajzën e vëllait duke i shkaktuar lëndime në trup.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.

Skip to toolbar