Dhunuan policinë, pranga babë e bir në Bulqizë. Djali tjetër në kërkim

Policia e Bulqizës vuri në pranga dy shtetas, babë e bir, të cilët u konfliktuan fizikisht me një tjetër shtetas në qytetin e Buqlizës. Në pranga janë vënë shtetasit me inicialet L.G., 61-vjeç dhe djali i tij A.G., 31 vjeç. Në konflikt ndërhyri dhe djali tjetër i 61-vjeçarit, shtetasi me inicialet A.G., i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja në Qytetin e Ri, Bulqizë!

Në orët e vona të mbrëmjes në Qytetin e Ri, Bulqizë, policia është njoftuar se disa shtetas ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, pas një grindje të çastit. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si dhe kanë bërë shoqërimin për në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt.

Në momentet e shoqërimit të shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij A. G., 31 vjeç, ka ndërhyrë 29-vjeçari A. G. (djali tjetër i shtetasit L. G.) duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Në ndihmë të patrullës kanë ardhur shërbime të tjera të Komisariatit të Policisë. 29-vjeçari A. G. duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet, ndërsa dy shtetasit e tjerë, babë e bir, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij shtetasit A. G. 31 vjeç, si dhe u shpall në kërkim 29-vjecari A. G., për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

Sherr me leva e shkopa bejsbolli, 4 të arrestuar

4 persona, dy nga dy vëllezër, u përfshinë në një sherr të dhunshëm me leva dhe shkopa bejsbolli mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugë në qytezën e Rutigliano në Itali.

Të rinjtë shqiptarë ishin duke u zënë mes tyre në momentin që u pikasën nga policia italiane duke i vënë në pranga.

Për shkak të dhunës, të rinjtë kanë marrë plagë në trup dhe fytyrë, ndërsa ndodhen në burg në pritje të vendimit të gjykatës.

Futen për të shuar sherrin, dhunohen dy policië në Vlorë

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mbrëmjen e të dielës. Dy punonjës të patrullës së Policisë së Vlorës janë goditur nga 4 persona, të cilët ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në qytet, teksa policia ka ndërhyrë për të shuar sherrin që kishin nisur katër personat në një lokal.

Por uniformat Blu janë gjendur përballë grushteve duke marrë disa goditje dhe për pasojë disa plagë të lehta në fytyrë. Mësohet se pas kësaj situate, dy prej personave të përfshirë në sherr dhe që kanë goditur policët, janë vënë në pranga.

Policia e Vlorës nuk ka dhënë sqarime  për rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që lajmi është publikuar nga mediat.

Plagosi me thikë 23-vjeçarin, arrestohet adoleshenti në Tiranë

Arrestohet adoleshenti i cili plagosi me mjete prerëse mbrëmjen e të shtunës një 23-vjeçar në kryeqytet. Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit L. H.,18 vjeç.

Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ndodhur në rrugën “Besim Alla”, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T., 23 vjeç,  duke i shkaktuar plagë të rënda. 23-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Shqiptarët sherr në bord, avioni bën ulje të detyruar

Avioni i linjës Tiranë-Romë i kompanisë “Blue Panorama” është detyruar të bëjë ulje emergjente pas një sherri që ka nisur në bordin e avionit.

Ngjarja në fakt është pasqyruar në mediat italiane, ku cilësojnë se një mosmarrëveshje në bordin e avionit të nisur nga Tirana në orën 16:45 drejt Romës, e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente në Pescara. Sipas të dhënave një burrë rreth të 30-ve filloi të bërtiste dhe rrahur babait të tij, komandanti i fluturimit ndërhyri duke u përpjekur për të rivendosur qetësinë, por situata është agravuar duke çuar në ulje të detyruar të avionit.

Skip to toolbar