E thonë shifrat, shqiptarët vjedhin më pak se francezët

Shqipëria renditet në vendin e gjashtë ndër vendet me normën më të lartë të vjedhjeve në Europë. Sipas të dhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve të Monitor, numri i vjedhjeve në Shqipëri llogaritet 88 të tilla për 100 mijë banorë për vitin 2018. Ndërsa në vendet e BE vendin rekord për vjedhje e mbajnë Belgjika dhe Franca, përkatësisht me 167 dhe 150 vjedhje për 100 mijë banorë. Shumica e hoteleve në Belgjikë madje shoqërohen me një njoftim të shkruar “kudo që të shkoni e porosisni, mos ia ndani sytë çantës.”

Në Gjermani dhe Holandë, numri i vjedhjeve për 100 mijë banorë është 47, ndërsa në Greqi niveli i vjedhjeve është i ulët me 40 vjedhje për 100 mijë banorë.

Normat më të ulëta janë renditur në Sllovaki dhe Hungari, me një mesatare prej 9 vjedhjesh për 100 mijë banorë.

“Nuk më pëlqen”, Guardiola përplaset me Klopp për…shifrat

“Ne nuk jemi në tokën e fantazisë për të blerë çdo lojtar që duam, ndryshe nga City, Real Madrid, Barcelona apo PSG”, u shpreh disa kohë më parë trajneri i Liverpool Jurgen Klopp. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer kolegut të tij te Manchester City, Pep Guardiola, që ka reaguar duke u shprehur se “deklarata e Klopp më shqetëson”.

“Nuk është e vërtetë që kemi shpenzuar 200 milionë paund çdo dritare transferimesh”, është shprehur Guardiola. “Nuk më pëlqen. Verën e kaluar kemi shpenzuar 17 milion euro vetëm për një lojtar”, ka thënë trajneri i Cityt.

Gjatë kësaj merkato, Manchester City ka paguar 62.8 milion euro ndaj Atletico Madird për mesfushorin Rodri dhe 5.3 milion euro për mbrojtësin Angelino nga PSV Eindhoven, një vit pasi e shitën. Gjithashtu City ka paguar 7 milion euro për portierin e SHBA Zack Steffen, i cili është huazuar në klubin gjerman të Fortuna Dusseldorf.

Në krahun tjetër, Liverpooli ka shpenzuar vetëm 1.7 milion euro për Sepp van den Berg nga klubi holandez i Zëolle. Megjithatë, Guardiola është justifikuar duke u shprehur se shpenzimet e kryera nga Manchester City tre vitet e fundit, kanë ardhur për shkak të rinovimit total të ekipit, që sipas tij, “kur erdha këtu, kishim 10 ose 11 lojtarë të moshës mbi 30 vjeç”.

Skip to toolbar