Tirana shkarkon trajnerin Ardian Mema?

Një lajm i shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja Superliga Shqiptare 81, tregon se Ardian Mema nuk është më trajner i Tiranës. “Ardian Mema nuk është më trajneri i Tiranës. Presidenti Refik Halili ka marr vendimin përfundimtarë për trajnerin Ardian Mema, 1 pikë në 3 ndeshje nuk i kanë pëlqyer numrit 1 të bardhebluve. Superliga Shqiptare 81 ka mësuar ekskluzivisht se Ardian Mema nuk do të jetë më teknikun i bardhebluve. Zyrtarizimi ka munguar deri ns këto momente për arsyjen e mbylljes me konsensus të kontratës që Mema ka me bardheblutë. Në listë për të zëvëndësuar teknikun Mema janë Bledar Devolli Julian Ahmataj por ende nuk ka asnje marrveshje për pasuesin e Memës”, shkruan faqja në rrjetet sociale.

 Megjithatë, ndonëse ditët e fundit është folur shumë për një divorc të trajnerit Mema me klubin e tij të “zemrës”, nga klubi i Tiranës nuk është konfirmuar asgjë zyrtare. Një burim i rëndësishëm i tha Realstory.al, se “nuk ka asgjë zyrtare për shkarkimin e trajnerit. Ekipi ishte dy ditë pushim, ndoshta të nesër del në stërvitje”. Tirana pati një nisje të mirë të sezonit, por në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, skuadra bardheblu pati një ndalim të rezultateve pozitive, që nisën me humbjen në ndeshjen ndaj Kukësit dhe në derbi ndaj Partizanit.

Ngjela: Meta shkarkohet, Shqipëria në BE

Për avokatin Spartak Ngjela, hapja e negociatave me Bashkimin Europian, do të varet nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Në një intervistë televizive, Ngjela ka treguar se kushti për Shqipërinë, nga BE, është njësoj si ndaj Kroacisë vite më parë. Ndaj, sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese pranon se është shkelur ligjit themelor i shtetit nga Presidenti, Shqipëria do të hapë negociatat.

“Njëlloj si kushti që kishte Kroacia me Kryeministrin. Që Meta ka dyshime të mëdha për korrupsioin e dinë edhe pulat e lagjes që e kanë hetuar.  Duhet një goditje që të ulin veshët të tjerët.  Antikorrupsioni me ndërkombëtarët do të japë një goditje”. 

“Meta vajti vetë si cjapi te kasapi.  Kishte dhe tre vjet rezervë që të mos prekej si President.  Ai shkeli Kushtetutën. Nëse Gjykata Kushtetuese e pranon akuzën Shqipëria hyn në Perëndim.  Mendohet se lloi lufta kundër korrupsionit’, tha Ngjela.

Vjedhja në Pashaliman, Xhaçka kërkoi shkarkimin e Dogjanit, Meta e liron (i mbaroi mandati)

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka liruar nga detyra Komandantin e Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjanin, shtatë muaj pasi Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, i kërkoi shkarkimin e tij, për shkak të vjedhjes së arsenalit të armëve në bazën ushtarake të “Pashalimanit”. “Në mbështetje të pikës 3, të nenit 169, nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, dekretoj: Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit”, shkruhet në Dekretin e Presidentit.

Në këtë mënyrë, Ilir Meta ‘përbush’ një kërkesë të Olta Xhaçkës, por jo në bazë të arsyeve të paraqitura nga  Ministrja e Mbrojtjes në 4 shkurt të këtij viti. Xhaçka i kërkoi Ilir Metës të Shkarkonte Ylber Dogjanin gati shtatë muaj më parë, për arysen se ai ishte pjesë e zinxhirit të personave që kishin përgjegjësi, për hapjen e derës dhe vjedhjen e armëve dhe municioneve luftarake në bazën ushtarake të “Pashalimanit”, ngjarje e ndodhur në 11 janar të këtij viti. Por, Ilir Meta, e mbajti dhe shtatë muaj në detyrë Ylber Dogjanin, duke pritur përfundimin e mandatit të tij, dhe më pas shkarkimin nga detyra.

Ish-Komandanti i Forcës Detare, Ylber Dogjani, u gjet përgjegjës për ngjarjen e “Pashalimanit”, pas hetimeve të kryera nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Nisur nga ky hetim, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i kërkoi Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të shkarkonte nga detyra 15 ushtarakë përgjegjës për drejtim-komandimin dhe çështjet e sigurisë e ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.

Ndërkohë, në të njëjtat kushte, veç 15 ushtarakëve, Xhaçka i kërkoi dhe Ilir Metës shkarkimin e Ylber Dogjanit, por ky vendim u zvarrit deri në 31 korrik, ditë kur Dogjanit i përfundonte mandati si Komandant i Forcave të Armatosura. Për këtë ngjarje u arrestuan katër persona, konkretisht ata janë ushtarakët; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç e Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç roje.

Balla: Presidenti mund të ketë dhe probleme mendore, do shkarkohet!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, deklaroi në ‘Real Story’ se mazhoranca do ti shkojë deri në fund shkarkimit të Presidentit të Repbulikës Ilir Meta.

Unë jam një prej firmëtarëve që kam kërkuar shkarkimin e Metës. Ai ka humbur besimin e Kuvendit, të të gjithë grupit Parlamentar të PS. Unë besoj se Kuvendi do ti bindet me 94 anëtar për ta çuar deri në fund këtë gjë. Unë kam dëgjuar një deklaratë lajthitëse të Presidentit të Republikës ndaj Kuvendit. Presidenti i Republikës po çon ndërmend edhe shpërndarjen e Parlamentit. Presidenti i Republikës mund të ketë probleme edhe të shëndetit mendor”, tha Balla.

Balla konfirmoi dhe njëherë qëndrimin dhe këndvështrimin e Partisë Socialiste se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën. Kompetenca për çdekretim, kreut të shtetit i është hequr me ndryshimet kushtetuese, ndërsa e ka cilësuar datën e dekretimit të zgjedhjeve, si një kompetencë ceremoniale.

Me ndryshimet kushtetuese Presidenti i Republikës ka thjesht e vetëm një kompetence ceremoniale për dekretuar datën e zgjedhjeve. Unë kam qenë përfaqësues i PS në presidencës për konsultën, teksa presidenti thirri palët, dhe jo pa qëllim kam bërë një diskutim ndoshta më të gjatë se kolegët e tjerë të opozitës. I kam thënë presidentit: ‘si mendoni ju, se ju e keni këtë kompetencë? Janë vetëm dy data më tha, nëse ne biem dakord, të lutem, më tha, opozita kërkon datën 30 dhe më dueht të vendos datën 30”.

“A e ka shkelur presidenti kushtetutën? Mendoj se në disa pika. Së pari, presidenti i republikës në saj të asaj “zhveshje” kompetencash, nuk ja njeh Kushtetuta të drejtën e dekretimit. Presidenti i Republikës ka sjell si kazus, në argumentin që i ka sjellë Kuvendit, ka sjellë si referencë rastine  vitit 2007, kur president ishte Z.Moisiu. ky i fundit tha se unë nuk e bëj dot dekretimin pa më dhënë mundësinë një dispozitë tranzitore”, u shpreh Taulant Balla.  

Skip to toolbar