Informaliteti, qeveria krijon aplikacion, Rama: Denonconi shkelësit e ligjit

Qeveria ka krijuar një aplikacion zyrtar, ku qytetarët do të kenë mundësi të denoncojnë rastet e shkeljes së ligjit nga bizneset. Aplikacioni i quajtur “Stop Informalitetit”, është bërë publik këtë të martë nga qeveria. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Kryeminisrti Edi Rama ka treguar se deri në orën 13:30 të mesditës, qytetarët kanë bërë 59 denoncime për informalitetin.

“59 denonncime deri në orën 13:30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin. Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor”, shkruan kreu i qeverisë.

SUPER START👍 59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për…

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 20. August 2019

Nëpërmjet këtij aplikacioni, “qytetarët mund të denoncojnë rastet kur biznesi refuzon të japë kuponin tatimor, që paguan punëtorët në të zezë, refuzon të paguajë sigurimet e shëndetit dhe pensionit, atij që të bën konkurencë të pandershme, apo atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon ryshfet”. Në fund të postimit të tij, kryeministri Rama garanton qytetarët se denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti është i garantuar 100%.

Aksioni kundër informalitetit në ekonomi ka nisur prej muajit korrik, dhe deri tani ky aksion është shtrirë në disa drejtime, në luftën kundër bizneseve informale që ofrojnë shërbime për turistët, informalitetin në plazhe dhe hidrokarburet.

Skip to toolbar