Taulant Balla: Zgjedhjet nuk shtyhen, PD të reflektojë pas 30 qershorit

Nga Gjykata Penale, ku ishte i pranishëm në gjyqin e hapur nga Shkëlzen Berisha për dosjen “ÇEZ”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka konfirmuar edhe njëherë se nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale. Balla u shpreh se data e zgjedhjeve vendoset nga qytetarët shqiptarë nëpërmjet Kushtetutës.

“Zgjedhjet e 30 qershorit janë një moment i rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Data e zgjedhjeve është një datë që përcaktohet nga populli përmes Kushtetutës. Më 30 qershor fiton Shqipëria dhe shqiptarët, dhe pas 30 qershorit është një mundësi e artë që PD të reflektojë në funksion të dy aspekteve; kush politikan punon kundër Reformës në Drejtësi, këtë betejë e ka të humbur; dhe kush politikan punon kundër integrimit të Shqipërisë në BE, edhe këtë betejë e ka të humbur, pasi vitit 2019 do të jetë viti i negociatave”, tha ndër të tjera Taulant Balla.

Lidhur me akuzat e “Shpifjes” ngritur ndaj tij nga djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Taulant Balla u shpreh se dosja “ÇEZ” është një nga aferat që i ka kushtuar rreth 450 milionë euro Shqipërisë. Balla tha se me institucionet e reja, që do të dalin nga Reforma në Drejtësi, do të hetohen të gjitha dosjet e vjetra të korrupsionit, përfshi dhe dosjen në fjalë.

Asnjë dosje korruptive e gjithë këtyre viteve nuk do të mbetet pa u hetuar. Lufta kundër korrupsionit dhe beteja kundër politikanëve të korruptuar nuk mbaron asnjëherë. Prokuroria e re që po lind nga Reforma në Drejtësi, duhet t`i rimarri një e nga një këto dosje. Dosja “ÇEZ” i ka kushtuar shqiptarëve më shumë se 450 milionë euro”.

Dua t`ju them, se sot më shumë se kurrë është e qartë se në asnjë rast, politikanët që përpiqen çdo ditë të pengojnë Reformën në Drejtësi, ta kenë të qartë se ajo është në rrugë pa kthim. Shkëlzen Berisha është rasti kur njerëzit në pushtet janë pastruar”, tha ndër të tjera Balla.

Ndërkohë, lidhur me gjyqin e hapur nga Shkëlzen Berisha kundër Taulant Ballës, në datën 12 qershor pritet që Prokuroria të dalë me një vendim. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Taulant Balla ka kërkuar pafajësi për akuzat e ngritura nga Shkëlzen Berisha.

Rezarta Shkurta vazhdon përplasjen me Zenin: Ruaj menderen!

Pasi publikoi në instastory një mesazh për Berishën dhe të birin duke i kërkuar të mos merren më me bashkëshortin e saj Ermal Hoxha, ka vazhduar më tej debati në rrjet mes këngëtares Rezarta Shkurta dhe djalit të ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Ky i fundit iu përgjigj vajzës së showbizit me një mesazh të shkurtër në facebook:  “Haleluja miq! Droga i ka kthyer “komunistet” në besimtarë”.

Por Rezarta nuk e la më kaq, por i qëndisi një tjetër instastory të gjatë, ku mes të tjerash e këshillonte Shkëlzenin “të ruante menderen”.

 “I vogli Zeni!

Unë jam Rezarta Shkurta, bij e Tomor Shkurtës. Oficer e ish komandant, qytetar të Shqipërisë së bukur.

 Kur erdhi yt at në pushtet, familja imë si shumë qytetarë besuan se Shqipëria do bëhej e lirë dhe më e bukur seç ishte. Por shumë shpejt familja ime, si e shumë shqiptarëve u përball me heqje nga puna.

Bënit propagandë për fjalën e lirë, por nëse guxoje të flisje, heqja nga puna ishte problem më i vogël, vrasje në derë të shtëpisë, vajza të reja të përdhunuara, fëmijë të zhdukur të shitur për organe…

Këtu kuptuam që ju përdhosët emrin demokraci, dhe vetëm ju nuk mund të ishit demokratë.

Një fëmijë që unë luaja më të, shpirti i endet në detrat e Otrantos.

Familjet e tjera ngelën pa shtëpi sepse i lanë në firmat piramidale, dhe fëmijëria ime ishte, që duhej të ulesha në tokë e të mos ndiznim dritat e shtëpisë se na vinte plumbi qorr nga dritarja.

Si një vajzë deti harrova pushimet në pishat e bukura në bregdetin tonë, se u mbush me kjoskat e juaja.

Për fat të mirë akoma nuk kemi ndonjë problem shëndetësor, kemi ende ndonjë mjek të hajrit që ka mbetur nga ai sistem ku u shkollua yt at, i trembem ditës së fëmijëve tanë kur të bien në dorën e mjekëve që keni nxjerrë ju me rryshfete e shkolla anonime!

I vogli Zeni nuk po të shkruaj si komuniste, nëse ju s’do ishit këta që jeni, unë e para do kasha hequr kapelen, dhe do isha e lumtur që të jetoja në një vend mbi të gjitha me sigurinë për të ardhmen, por nëse flasim për komunist, më beso që më shumë se ty e yt atë nuk ka asnjë shqipfolës tjetër.

Pra Zeni i vogël, lëre Ermal Hoxhën se bëri burg pa prova, por ruaj menderen tënde se si dihet asnjeher”, shkruan Rezarta në postimin e saj.

Debati në fjalë nisi pas një postimi që bëri ish kryeministri Berisha i cili shkruante se nipi i diktatorit Hoxha është një narkotrafikant i lirë, që për 20 kg kokainë bëri 3 vite burg. Shkurta publikoi një replikë ku këshillonte Berishën që të merrej me djalin e tij që vrau fëmijë të pafajshëm në Gërdec dhe nuk bëri asnjë ditë burg.

Skip to toolbar