Gashi takon Rakitiç në Barcelonë, i dhuron fanellën e Shqipërisë (foto)

Shkëlzen Gashi është pa klub aktualisht, pasi prishi kontratën me Colorado Rapids në SHBA aty ku luajti për tre sezone. Ish-sulmuesi i Kombëtares tonë, ka kohë të lirë mjaftueshëm, aq sa ka zgjedhur të vizitojë një mik të vjetër të tijin, Ivan Rakitiç.

Sulmuesi i Barcelonës dhe Kombëtares së Kroacisë, që ka dhe pasaportën zvocerane, njihet me Shkëlzen Gashin që prej viteve të rinisë në shtetin helvet ku kanë lindur të dy fitbollistët.

Tani, Rakitiç është pjesë e Barcelonës dhe po shijon sukseset me klubin, pas atij të arritur në Kupën e Botës me Kroacinë, duke arritur deri në finalen e madhe, që e humbën kundër Francës.

Sakaq, Shkëlzen Gashi ka zgjedhur t’i ofrojë mbështetje nga afër “vëllait” të tij, që nesër luan kundër Levantes në kampionat dhe shpreson te fitorja, e cila do t’i jepte Bracelonës titullin kampion në La Liga për këtë sezon.

Gashi dhe Rakitiç kanë pasur një takim shumë miqësor mes tyre, ku mes të tjerash kanë shkëmbyer dhe fanellat (të Shqipërisë dhe Barcelonës) me autografet përkatëse, ndërsa për ndjekësit në rrjetet sociale sulmuesi i kombëtares tonë ka publikuar disa foto dhe një urim për Rakitiç, ku shkruan:

“Faleminderit shumë vëlla. Të uroj vetëm të mira nesër dhe në Champions League”, shkruan Shkëlzen Gashi në urimin e tij për Rakitiç.

View this post on Instagram

Special guest.😎 Grande bro @s_gashi 👍🔝

A post shared by Ivan Rakitic (@ivanrakitic) on

Skip to toolbar