Arrestohet shoferi i trajlerit, përplasi furgonin në Qafë Thanë

Policia e Elbasanit arrestoi drejtuesin e mjetit trajler, që gjatë paradites të së enjtes në 3 shtator, shkaktoi aksident në Qafë Thanë. Sipas Policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet A.H., 42 vjeç., banues në Fier.

Ky shtetas, rezultoi se ishte drejtuesi i trajlerit që përplasi një furgon pasagjerësh në Qafë Thanë të enjten, për pasojë humbi jetën një shtetase e moshuar me inicialet R.H., ndërsa mbetën të plagosur dy persona.

Gjithashtu, në prangat e Policisë së Elbasanit është vënë dhe një 41-vjeçar, banues në Prrenjas. Ky shtetas, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një trajler. Për pasojë, sipas Policisë, është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në pranga është vënë dhe shtetasi me inicialet G.K., 38 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi në fshatin ” Bradashesh”, Elbasan, i ofroi ryshfet punonjësit të policisë rrugore, me qëllim për mos u shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprimet e mëtejshme në lidhje me ngarkesen që kishte në mjet.

Betonieria “copëton” Benzin, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e të hënës në hyrje të qytetit të Lezhës. Një mjet i tonazhit të rëndë, betoniere, ka përplasur një veturë tip “Benz”.

Si pasojë vetua është bërë copash, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i tij, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.  

Ndërkohë, si pasojë e goditjes nga betonieria, vetura është përplasur dhe me një mjet tjetër tip furgon. Fatmirësisht, aksidenti nuk ka qenë me pasoja të rënda për jetën e të plagosurit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Skip to toolbar