Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në një lokal te Komuna e Parisit në Tiranë.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një lënde eksplozive dhe ka ndodhur rreth orës 3.00 të natës.
Lënda eksplozive ka qenë e vendosur në pjesën e jashtme të lokalit. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi në atë orar nuk ka qenë i pranishëm asnjë person.
Policia ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij shpërthimi. Por e vetmja lëvizje e dyshimtë që policia ka parë në atë orë, është qarkullimi i një automjeti në momentin e shpërthimit, çka dyshohet se mund të jetë makina me të cilën janë larguar autorët.