‘Ku ka rini, ka shpresë”, Meta e nis ditën me shprehjen e Papa Franceskut dhe bën apelin

“Ku ka rini, ka shpresë”, me këtë shprehje të Papa Franceskut presidenti Ilir Meta sjell në vëmendje vizitën e tij në Shqipëri 6 vite më parë.

Meta kujton shprehjen e Papa Franceskut: Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë! Ndër të tjera Meta lëshon edhe mesazhin politike ndërsa shkruan: Koha nuk pret më!
Të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët!

STATUSI I PLOTË:
Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

KOHA NUK PRET MË!
TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!

Skip to toolbar