Ndryshon ligji, për t’u bërë shqiptar kushton 10 herë më shtrenjtë

Personat që kërkojnë të fitojnë shtetësinë shqiptare do t’i duhet të paguajnë 10 herë më shumë se tani. Kjo parashikohet në ndryshimet që i janë bërë ligjit për shtetësinë.

Sipas relacionit, tarifa aktuale nuk korrespondon me koston e shërbimit dhe përshtatja e saj do të sillte rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

“Këto ndryshime priten të shoqërohen me ndikime sociale në dy aspekte: regjistrimi i personave të cilët kanë fituar shtetësinë shqiptare me dekret presidencial, por që nuk janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile përkatëse, si dhe regjistrimi i personave që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të lindur jashtë territorit shqiptar, qoftë edhe me njërin prind më shtetësi shqiptare, do të sjellë rritje të numrit të popullsisë shqiptare, si dhe ushtrimin nga ana e kësaj kategorie subjektesh, të të drejtave që lidhen me të pasurit shtetësinë shqiptare.

Në mënyrë indirekte, kjo do të shoqërohet me ndikime ekonomike pozitive, pasi kjo kategori personash që nëpërmjet regjistrimit në zyrat e gjendjes civile, u bëhet efektive shtetësia shqiptare (ushtrim të të drejtave sociale dhe përfitime fiskale), mund të investojë të ardhurat në territorin shqiptar” – shkruhet në raportin shpjegues.

Tarifa për aplikim propozohet të jetë në vlerën 300 euro, referuar edhe tarifave që zbatohen në nivel rajonal, si dhe do të miratohet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të ardhurat që parashikon për Buxhetin e Shtetit, nëse kjo tarifë miratohet janë në vlerën 63 milion lekë, raporton revista Monitor.

“Sipas të dhënave të Sektorit të Shtetësisë për vitin 2018, parashikohet të aplikojnë për shtetësinë shqiptare rreth 1 000 persona, nga të cilat 700 persona kanë aplikuar brenda vendit dhe 300 persona jashtë vendit, ku janë rezidentë. Aktualisht mbështetur në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme nr.6252, datë 10.12.2001 dhe të Ministrisë së Rendit Publik nr. 3583, datë 27.11.2001 “Për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare”, tarifa e shërbimit (aplikimi për shtetësi) është në masën 5 000 lekë pë r personat që aplikojnë brenda vendit, dhe 30 euro për personat që aplikojnë pranë përfaqësive diplomatike. Për vitin 2018 të ardhurat për Buxhetin e Shtetit parashikohen të jenë në vlerën 4 760 mijë lekë. Këto të ardhurat derdhen në Buxhetin e Shtetit, pra nuk përdoren nga strukturat/njësit ë që i krijojnë ato. Parashikohet që numri i aplikantëve sipas këtij projektligji të jetë rreth 1 500 persona.”-thuhet në relacion.

Po transportonte drogë me vlerë 1.2 milion euro, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, me inicialet N.R. Ky person është arrestuar nga policia e Bolonjës, pasi po transportonte në mjetin e tij një sasi prej 200 kg marijuanë. Arrestimi është bërë në flagrancë, gjatë kohës që i riu shqiptar ishte duke transportuar drogën në autosdradën Bolonjë-Fiera. 

Policia fillimisht ka pikasur të riun që po lëvizte me shpejtësi të madhe në autosdradë. Pas këtij momenti, policia është vënë në ndjekje të të riut, të cilin kanë arritur ta ndalojnë pas disa kilometrash.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur të riut brenda mjetit njëqind pako marijuanë, me një peshë totale 208 kg, e cila ishte e përgatitur gati për tregun e pakicës. Sipas policisë vlera e drogës së sekuestruar nëse do të shitej shkonte rreth 1.2 milionë euro. Shqiptari është arrestuar dhe do të gjykohet nga Gjykata e qarkut të Bolonjës.

BIG CRUZ, rreperi shqiptar që po bën namin në SHBA

Kompanitë më të mëdha muzikore ndërkombëtare janë vënë në garë për të nënshkruar një kontratë me rreperin BIG Cruz.

Universal Music Group, Roc Nation, Jay Z apo Warner Brothers Music Group janë të gjithë në pritje për të pasur në rrethin e tyre BIG CRUZ.

BIG Cruz është një talent me origjinë shqiptare, i cili ka emigruar që 1 vjeç në USA ku me muzikën e tij po krijon një influencë të veçantë artistike me mesazhin e këngëve dhe videot e tij.

BIG Cruz ka vendosur që projektin më të ri “look Back” ta realizojë në atdheun e tij në Shqipërim duke sjellë një këngë ritmike me një vidioklip krejt origjinal, i cili është regjistruar në bregdetin e Sarandës dhe Vlorës.

Përmes një postimi në Instagram BIG Cruz shkruan se qëllimi i realizimit të kripit në Shqipëri është promovimi i atdheut të tij në Amerikë. “Vendosa të realizoj xhirimet e Videoklipit në Shqipëri për të promovuar dhe vendin tim në Amerike”, shkruan Cruz i cili pavarësisht se ka emigruar fare i vogël në Amerikë e flet në mënyrë të shkëlqyer gjuhën shqipe.

Direkt pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar drejt Amerikës, ku po shijon suksesin që andej.

Momentalisht jane 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim Artistin Shqiptar, si : Roc Nation (kompanija Jay Z) duke theksuar që është e para kompani që ka treguar interes mbi artistin,  Universal Music Group, Republic Records (kompania që ka në menaxhim Justin Bieber , Rihann-en, Lady Gaga etj), plus shumë  yje botërore kanë treguar interes të madh sapo e kane dëgjuar stilin e artistit.

Edhe Warner Brothers Music Group ka komunikuar me menaxherin e BIG Cruz për një kontratë të mundshme.

BIG Cruz akoma nuk ka vendosur nga cila kompani do të menaxhohet, por ne po ndjehemi krenar  që një yll i ri shqiptar po lind në industrinë amerikane, duke ju bashkuar  Rita Orës, Dua Lipa, Bebe Rexh-ës, Ava Max Etj.

Skip to toolbar