Java e shtatë e Premier League nisi me transfertën e Liverpool në fushën e Sheffield United. Skuadra e Jurgen Klopp hasi vështirësi në fushën e Sheffield, por në fund doli me tre pikë, falë golit të shënuar nga Wijnaldum në minutën e 70-të.
Futbollisti i “The Rends”, gjuajti një top të fortë, duke e kaluar posht këmbëve të portierit vendas dhe drejt e në rrjetë.
Mjaftoi goli i Wijnaldum, dhe Liverpool ruan rekordin e rezultateve pozitive në Premier League, me 7 ndeshje vetëm fitore, pa humbje dhe barazime.
Tre pikët e së shtunës e mbajnë Liverpool udhëheqës të Premier League me 21 pikë, 8 më shumë se Manchester City, që do të luajë ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit mbrëmjen e të shtunës.
Sa i përket ndeshjes, skuadra e Jurgen Klopp pati disa raste të tjera për të shënuar, me një shtyllë të Mane dhe tentativave të tjera, të cilat nuk shkuan në rrjetë.