OSBE distancohet nga vendimi i Metës, Boschardt: Është çështje e brendshme!

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Boschardt është distancuar nga komentet për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta. Në një aktivitet të organizuar sot në kryeqytet, Boschardt u shpreh se kjo është çështje e brendshme e Shqipërisë.

Kryesia jonë bëri një deklaratë shumë të fortë për këtë javën që kaloi. Dhe kryesia e radhës e OSBE kur ishte këtu tha se sa i takon zgjedhjeve është çështje e brendshme e Shqipërisë. Kjo është çështje e debatit të brendshëm dhe kam shumë besim se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor”, u shpreh Boschardt.

Kreu i OSBE në vendin tonë, nën insistimin e gazetarëve, u shperh se kjo është çështje mes parlamentit, Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shtoi se sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, edhe kjo është detyrë e institucioneve shqiptare për të marrë një vendim.

Ne kemi thënë shumë qartë që protestat dhe ngritja e zërit është e drejtë demokratike dhe këto përgjegjësi i kalojnë atyre që organizojnë këto protesta. Kanë përgjegjësi për dhunën e organizuar”.

Institucionet shqiptare duhet të marrin një vendim për këtë. Janë pyetje të vështira dhe me pamje të ndryshme ligjore, dhe do ta shikojmë në vijimësi“.

KQZ shqyrton dekretin e Metës, Klement Zguri braktis mbledhjen

Pas firmës që hodhi mbi dekretin e ri për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, dokumenti i firmosur nga kreu i shtetit i është dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zbatim. Ndonëse, fillimisht u lajmërua se mbledhj e KQZ do të mbahej në orën 12:00, ajo u shty me dy orë, për shkak se anëtarët e KQZ kërkuan të njihen më mirë me argumentet e dhëna nga Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Mbledhja ka nisur në orën 14:00, ku kryetari i KQZ Klemenet Zguri ka mbajtur fjalën e hapjes së mbledhjes, duke kërkuar nga kolegët e tij që të zbatojnë dekretin e presidentit, pa diskutim. Miërpo, kjo nuk ka ndodhur, ndaj Zguri u largua nga mbledhja, ndërsa drejtimin e saj e mori zëvendëskryetari Denar Biba.

Kjo është situatë e pazakontë. Për mua dekreti i Presidentit është detyrues dhe duhet të respektojmë vullnetin e tij. Dekreti i presidentit nuk ka ndodhur që të vihet në diskutim. Nuk dua të futem nëse presidenti është apo jo në të drejtën e tij. Refuzoj ti futem brendisë, sepse nuk është detyra jonë”.

Duhet t`i bindemi dekretit të presidentit. Unë nuk e gjej më vend të drejtoj këtë mbledhje të KQZ kur ka debate kaq të forta. Kështu që për të qenë i qetë vete, unë jam i detyruar të çohem, ose kolegët e mi mund ta zhvillojmë mbledhjen”, u shpreh ndër të tjera Klement Zguri, para se të largohej nga mbledhja e KQZ.

Balla: Meta atentat demokracisë

Taulant Balla ka shkruar në rrejtet sociale se përpjekja e Presidentit Ilir Meta është akti i radhës i një seriali sulmesh ndaj demokracisë. Kreu politik i Qarkut të Elbasanit njëherazi Kryetar i Grupit Parlamanetar të PS, shkruan se zgjedhjete  30 qershorit nuk do të shtyhen e as do të anulohen. Në sinkron me Kryeministrin Rama, Balla shprehet se Presidenti nuke meriton më zyrën që iu besua dy vite më parë.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

“Takime në çdo lagje të Elbasanit për të komunikuar me njerëzit sepse “Zgjedhjet e 30 Qershorit” as nuk mund të anullohen, as nuk mund të shtyhen dhe as nuk mund të pengohen. Përpjekja e djeshme e Presidentit Ilir Meta ishte thjeshtë akti i radhës i një seriali sulmesh kundër demokracisë dhe kundër shtetit të së drejtës. Meta thjeshtë nuk e meriton më zyrën që Kuvendi i besoi 2 vite më parë”, shkruan Balla.

Kërkojmë mendimin tuaj: Si e vlerësoni vendimin e Presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve?

Vetëm pak minuta para se të niste protesta e tetë kombëtare e opozitës këtë të shtunë, Presidenti i Republikës Ilir Meta nxorri një njoftim publik, ku shprehej se kishte vendosur shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ky vendim i ishte sa i papritur, njëherazi dhe disi i paralajmëruar, shkëndijat e para të kësaj ndodhie, u dhanë nga gazetari Sokol Balla të enjten në mbrëmje në emisionin e tij “Real Story” në Vizion Plus, ku deklaronte para Kryeministrit të vendit Edi Rama, se kishte informacione se kreu i shtetit po mendonte shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Megjithatë, vendimi kësaj të shtune i Presidentit Ilir Meta, u lexua si fitore nga opozita, e cila sot gjithashtu ishte e papërgatitur, të paktën për të mos i shkuar deri në fund skenarit të saj për protestën.

“RealStory.al” hap një tjetër sondazh, ku fton qytetarët shqiptarë për të dhënë mendimin e tyre rreth aktit të paprecendentë të Presidentit të Republikës, atë të shfuqizimit të dekretit për datën e zgjedhjeve. A tregon ky vendim se Ilir Meta është “Burrë shtetit”, është “Opozitar”, apo pas këtij vendimi, Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen?. Votoni në sondazhin e mëposhtëm.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Shtyrja e zgjedhjeve, aleatët e Bashës: KQZ të ndalojë procesin

Aleatët e Partisë Demokratike, PDK, LZHK, PR, PDK dhe PBDNJ, kanë përshëndetur përmes një deklarate të përbashkët vendimin e presidentit Ilir Meta për anulim  të dekretit të datës së zgjedhjeve. Ata thonë se ky vendim ka qenë zbatim i kërkesës së tyre. Në deklaratën e përbashkët, ndër të tjera ata shprehen Presidenti i Republikës, me vendimin për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve ka shmangur një konflikt që do e çonte Shqipërinë në drejtime të gabuara. “Si GQD i kemi kërkuar Presidentit të Republikës pikërisht këtë që bëri sot (të shtunën), si rruga e vetme kushtetuese. Ai është autoriteti i vetëm që vlerëson kushtetutshmërinë e vendimin të tij në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, duke ç’dekretuar dekretin e tij. Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njëkohësisht ka hedhur hapin e parë për një zgjidhje që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratë.

Aleatët e Bashës thonë më tej se qëndrimi i Ramës është sa antikushtetues dhe puçist. “Institucionet zgjedhore nuk veprojnë me vendim qeverie, por me dekret Presidenti. Për sa kohe Presidenti ka ç’dekretuar zgjedhjet, KQZ duhet të ndale funksionimin e komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Çdo veprim tjetër është i paligjshëm dhe antikushtetues. I vetmi institucion që mund të interpretojë vendimin e Presidentit është Gjykata Kushtetuese që nuk ekziston prej dy vitesh, e shkatërruar qëllimisht prej Ramës. Është koha për zgjidhje politike. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shprehen aleatët.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Reagon Rama pas vendimit të Metës: Nuk tërhiqemi nga 30 qershori

Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, duke deklaruar se nuk tërhiqet nga 30 qershori, pasi zgjedhjet nuk janë të Ilir Metës, por të popullit.

“Presidenti ka bërë gabim, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor”, u shpreh Rama nga Berati për vendimin e papritur të presidentit Meta që shfyqizoi dekretin duke anuluar 30 qershorin, si datë të zgjedhjeve vendore. Ai tha se ky është një plan i thurur për të marrë zvarrë qeverinë dhe për të varrosur reformën në drejtësi, por që nuk do përmbushet pasi zgjedhjet nuk janë të partive, as të presidentit por të popullit shqiptar.

E prisja edhe këtë dhe nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrosja e reformës në drejtësi. ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë të partive, as të presidentit, por të popullit shqiptar.

Këto janë sjellje të një grupi të dëshpëruar dhe janë të detyruar të humbin në mënyrë të dëshpëruar. Dhe kjo që sapo ndodhi është vazhdimi i asaj që ka ndodhur edhe me atë dosjen e famshme që i rrokollisën kokat të gjithë shqiptarëve, duke u përpjekur të krijojnë një mjegull dhe të hedhin të gjithë baltën e mundshme për të shkuar drejt shkatërrimit të zgjedhjeve dhe marrjes peng të gjithë procesit demokratik.

E dëgjuar prokuroren e cila nxori faktet se një grup prokurorësh i kanë shërbyer gjithë jetën, në vend që ata përgjime t’i merrnin e t’i hetonin. I morën i futën në një kazan dhe i çuan tek partia. I hodhën dhe hodhën baltë mbi qeverinë. Ato nuk janë zbulime të një gazete gjermane. Ato janë çuar duke nxjerrë sekretin hetimor. Kushdo që në atë muhabete do provohej se ishte i lidhur me akte të paligjshme duhet të ishte ndëshkuar. Këta e duan drejtësinë një mjet në duart e tyre. Dhe kur thonë pse nuk ka politikanë të dënuar. nuk ka si të ketë politikanë të dënuar se për 30 vite me radhë ai sistem është mbajtur prej atyre që kanë rrjepur popullin dhe kanë mbyllur të gjitha dosjet e politikanëve. Në 30 vjet PS mund të ketë bërë 1001 gabime, mund të ketë edhe dështime por ka meritën e madhe që qëndron në anën e duhur të historisë që nga dita e parë, Nuk ka bërë urrë pazar me interesin kombëtar që e ka dashur reformën në drejtësi që askush të mos i fshihet drejtësisë. të gjithë njësoj përpara ligjit. Ata janë një tufë të mbaruarish që e kanë nxjerrë Shqipërinë rrugëve duke ushqyer me baltë që të shiten emisione për të dhënë arsye që Shqipëria të mos pranohet në BE. Ata e duan Shqipërinë jo në rrugën e Europës sepse e dinë që pastaj do hapen edhe dyert e burgjeve. Ata sot nuk duhet të ishin duke bërë moral, duhet të ishin duke pritur të mbaronin dënimet. Kush flet për përgjime, Basha që po hetohet nga SHBA, apo plaku i marrë që i ka mbledhur të gjitha këto si tespije dhe i tund. Zgjedhjet do bëhen me 30 qershor dhe ato tespije do shpërbëhen”, tha Rama.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?
Skip to toolbar