Tronditet Kisha Katolike, dy murgesha shtatzënë

Dy murgesha janë shtatzënë duke bërë që ndaj tyre të nis një hetim. Kjo ngjarje shkaktoi skandal dhe shqetësim në drejtuesit e lartë të Kishës Katolike, të cilët kërkojnë hetim të plotë për zbardhjen e rastit të dyfishtë.

Kryemurgesha dhe një murgeshë, të cilat ishin misionare në Afrikë, kanë mbetur shtatzënë,. Kryemurgesha është disa javëshe, ndërsa murgesha është dërguar në Palermo për të lindur fëmijën.

Burimet brenda Kishës Katolike thonë për “The Sun” se “kjo ka shkaktuar shqetësim dhe se ndaj dy murgeshave që kanë thyer rregullat struke ka nisur një hetim.’

Franca gafë me himnin tonë, lojtarët refuzojnë të luajnë

Ka nisur me një skandal ndeshja Francë-Shqipëri. Ashtu siç e do tradita, pas daljes në fushën e lojës, këndohet himni i vendit mik. Por organizatorët e ndeshjes kanë gabuar rëndë, pasi në momentin që u dëgjua muzika, ajo nuk kishte asnjë lidhje me himnin tonë kombëtar.

Menjëherë në shkallët e stadiumit ka pasur fishkëllima nga tifozët shqiptarë, por dhe nga ata francez. Megjithatë, edhe pse pati një reagim të menjëhershëm, askush nuk e ndaloi muzikën e himnit.

Ndërkohë, pas përfundimit të himnit të panjohur, ka nisur himni i Francës. Pas përfundimit të himnit të vendasve, skuadra jonë nuk ka lëvizur nga pozicioni duke pritur këndimin e himnit. Futbollistët tanë kanë protestuar te arbitri i ndeshjes dhe te delegati, se pa u dëgjuar himni nuk do të nisnin loja.

Ndeshja ka nisur vetëm pasi regjia e stadiumit ka gjetur himnin dhe është kënduar nga lojtarët e kombëtares tonë.

Video skandali, zëvendëskancelari austriak jep dorëheqjen

Zëvendëskancelari austriak Heinz Christian Strache ka dhënë dorëheqjen një ditë pas publikimit të videos, ku ai përfshihet në një skandal korrupsioni.

Në video, Strache shfaqet duke diskutuar kontrata qeveritare me një investitore të dyshuar ruse në këmbim të mbështetjes në fushatë. Video u publikua nga gazetat gjermane der Spiegel dhe Süddeutsche Zeitung dhe shfaqet Strache dhe Johann Gudenus, politikan i Partisë së Lirisë duke biseduar me një grua e cila prezantohet si mbesa e një oligarku rus. Gruaja ofron të blejë 50 % të gazetës austriake Kronen-Zeitung që të mbështesë Partinë e Lirisë.

Zëvendës kancelari Strache tha se po largohet për të mos dëmtuar më qeverinë, por është viktimë e një sulmi politik.

“Po largohem për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm te qeverisë. Jam viktimë e një sulmi politik. Takimi në Ibiza është i vërtetë. Video është regjistruar ilegalisht, por unë nuk kam pranuar asnjëherë donacione nga investitorja ruse apo t’i kem dhënë asaj ndonjë biznes.”- tha Strache

Skip to toolbar