Vrau gruan në Memaliaj, burri del në gjyq: E vrara se më tradhtonte

“E vrava se më tradhtonte”. Kështu është shprehur në seancën e sotme gjyqësore, Skënder Hoxha, 63-vjeçari nga Memaliaj i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij, Antoneta Hoxha.

Për të gjykata dha sot masën e arrestit me burg, ndërkohë që ka dëgjuar versionin e tij të ngjarjes. Hoxha ka treguar se ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në momentin kur është futur në banesë i dashuri i saj ka dalë nga dritarja.

Në seancën gjyqësore autorit të vrasjes iu caktua nja avokat nga shteti, ndërkohë që ka qenë i vetëm pasi është braktisur edhe nga familjarët.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, Hoxha pritet të dënohet me burgim të përjetshëm, por ndërkohë do t’i nënshtrohet ekspertizës për të verifikuar nëse vuan nga probleme mendore.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Vagalat, 25 km larg nga Memaliaj, ku autori goditi gruan e tij Antoneta Hoxha me levën që shërbente për kazanin e rakisë, në dhomën e tyre të gjumit.

Skip to toolbar