I gjendet kanabis dhe armë, në kërkim 42-vjeçari në Skrapar

Policia e Beratit shpalli në kërkim një 42-vjeçar, me inicialet D.H., banues në fshatin Barç të Skraparit. Ky shtetas, që mbante detyrën e kryeplakut të këtij fshati, është në kërkim pasi gjatë në banesën e tij është sekuestruar 15 kg kanabis dhe një armë gjahu.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi D. H. posedonte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll në banesën dhe magazinën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke”, thuhet në njoftim.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Skrapar, sherr mes dy personave para qendrës së votimit

Dy persona janë përfshirë në një sherr fizik mes tyre jashtë një qendre votimi në qytetin e Skraparit. Sherri i ndodhur mes ish drejtorit të spitalit të Skraparit, Astrit Dyrmishi dhe vartësit të tij, Asllan Nurellari, për arsye personale. Nga sherri është thyer edhe një xham i qendrës së votimit 3354.

Policia ka bërë shoqërimin e dy personave, ndërsa ka konfirmuar se sherri nuk kishte lidhje me procesin e votimit dhe nuk e ka penguar aspak vijueshmërinë e tij.

Skip to toolbar