A duhet ndryshuar sistemi zgjedhor? Voto në Realstory.al

Ndryshimi i sistemit zgjedhor ka vënë përballë tre palët kryesore politike në vend, mazhorancën, opozitën në Kuvend dhe opozitën jashtë parlamentit. Mazhoranca, ndonëse është treguar e hapur për të diskutuar ndryshimet e sistemit, duket se së bashku me opozitën jashtë parlamentit kanë qasje më afër sistemit aktual zgjedhor.

A duhet ndryshuar sistemi zgjedhor?

Kundërshtari më i madh i këtij sistemi është opozita në Kuvend, një faktor shumë i rëndësishëm për miratimin e reformës zgjedhore në parlament. Dhe duke i njohur vetes këtë fuqi, opozita në Kuvend po e përdor si mjet presioni ndaj dy palëve më të mëdha, mazhorancës dhe opozitës jashtë Kuvendit, që të pranojnë diskutimet edhe për sistemin zgjedhor.

Por, opozita në Kuvend nuk është e vetme që kërkon ndryshim sistemi. Asaj i janë edhe partitë e tjera opozitare. Po qytetarët çfarë mendojnë? A duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor? Realstory.al ju fton të votoni në sondazhin e hapur në faqen tonë zyrtare www.realstory.al

Shqiptarët i ‘tremben’ zgjedhjeve, por mbi gjysma e tyre do votojë në 30 qershor

Në një situatë  ku politika ndodhet në krizë të thellë, madje edhe institucionale në lidhje me dekretin e presidentit Meta, që Kolegji Zgjedhor e hodhi poshtë në një mënyrë indirekte duke njohur 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale, duket se i gjithë ky tension ka ndikuar edhe tek populli shqiptar.

Dhuna e ushtruar në protesta dhe në ambientet ku janë vendosur disa KZAZ ,  duket se i ka stepur një pjesë të popullsisë në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në votim.

GPF Inspiring Research, një institut italian që merret me sondazhe ka zhvilluar një të tillë lidhur me situatën politike në Shqipëri. Sondazhi i publikuar nga Report TV ka dhënë përgjigjet për disa nga pyetjet e ngritura një prej të cilave ishte:  Për cilin motiv nuk do të votoni në zgjedhjet e 30 qershorit?

Shqiptarët kanë paraqitur si arsye për mospjesëmarrje në zgjedhje se i druhen incidenteve dhe përleshjeve të paralajmëruara nga opozita. 8.6 % të shqiptarëve i druhen paralajmërimeve të opozitës për të penguar procesin zgjedhor.  6.8% e tyre argumentojnë se nuk marrin pjesë në zgjedhje pasi tremben se vota e tyre nuk do mbetet e fshehtë.  12.9% thonë se janë dakord me protestat e opozitës, ndërsa një përqindje e madhe 71.7% shprehen se duke mos marrë pjesë në zgjedhje të gjitha partitë nuk mund të jenë zgjedhje të rregullta.

Ndërsa në lidhje se pjesëmarrjen në votimi ajo që ra në sy ishte më shumë se gjyma ose 55.7% e tyre thonë se do votojnë ndërsa 34% e tyre shprehen se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që 10.3% nuk kanë vendosur akoma nëse do votojnë apo jo më 30 qershor.

Integrimi i Shqipërisë në pikëpyetje, sondazhet në Greqi kryesohen nga anti europianistët

Në Greqi janë publikuar dy sondazhe në lidhje me zgjedhjet në parlamentin europian që do të zhvillohet ditën e diel. Sondazhe e zhvilluara nga MARC për ANT1 dhe MRB për Star, nxjerrin kryesuese opozitarët konservatorë “Demokracia e re” me 29.4 % të votave ose “kërcënuesit” e Shqipërisë për të mos lejuar integrimin e saj në BE.

Ky sondazh është një goditje e rëndë për Kryeministrin Tsipras dhe partinë e tij SYRIZA, por venë në dyshim edhe të ardhmen e Shqipërisë për dhënien e votës pozitive për hapjen e negociatave në qershor.

Kyriakos Mitsotakis që kryeson partinë “Demokracia e re” ka deklaruar më herët se do të vendosë veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt Integrimit Europian.

“Do i qëndroj të drejtës për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE. Unë do të mbroj të drejtat e pakicës kombëtare greke. Dhe nëse nuk respektohen, Shqipëria të harrojë kursin e saj europian” ka deklaruar Mitsotakis.

Demokracia e Re kryeson me 29.4 % të votave , të ndjekura nga SYRIZA me 2.4 % , KINAL me 6.6 % dhe Agimi i Artë 5.4 %.

Skip to toolbar