Partizani rikthen Sormanin. Pritet të prezantohet të premten

Partizani pritet të prezantojë të premten trajnerin e ri të skuadrës. Të kuqtë kthejnë në stol ish-teknikun e tyre të disa sezoneve më parë, Adolfo Sormani. Lajmin e dha Panorama Sport, e cila shkruan se akordi mes palëve u arrit të enjten.

Sormania dhe drejtuesit e Partizanit zhvilluan një takim që zgjati disa orë, ku në fund u arrit marrëveshja paraprake. Trajneri italian pritet të prezantohet të premten për skuadrën dhe më pas të niset drejt Antalias për të kryer fazën përgatitore me ekipin.

Ai kishte folur për gazetën sportive në 31 dhjetor se “do ti pëlqente të ishte kandidat”, duke e konsideruar nder. Mesaduket ka mjaftuar kjo deklartë që drejtuesit e Partizanit të vihen në lëvizje. Ende nuk dihen detaje nga marrëveshja mes palëve, por pritet që Sormani të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit.

Italiani ka pasur një aventurë pozitive me “demat” në Europë, duke eliminuar Ferencvaroshin në Champions, e më pas duke u eliminuar nga Salburgu. Në Ligën e Europës, Partizani ishte pafat teksa goglat i vunë përballë rusëve të Krasnodar, të cilët i eliminuan.

Skip to toolbar