Berisha ndal goleadën, jo fitoren e Juves

Juventus mundi Spal me rezultatin 2-0 në shtëpi, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes në Serie A. Pjaniç shënoi golin e parë në minutën e 45`, duke mposhtur Etrit Berishën pas një kombinimi të bukur me Khedira.

Megjithaë, Juve pati disa raste të tjera për shënim gjatë pjesës së parë, por portieri i kombëtares shqiptare, që mbron katërkëndshin e Spal, ishte në superformë. Ai ndali pothuajse çdo tentativë të sulmit të Juventus.

Por, gardiani kuqezi ishte i pafat në rastin e dy golave, atë të Pjanic në pjesën e parë, dhe të Ronaldos në të dytën. Portugezi dyfishoi për Juventusin në minutën e 78`, duke vulosur shifrat e takimit në 2-0.

Merita e shmangjes së goleadës ishte e gjitha e Etrit Berishës. Plot 8 pritje brenda kuadratit dhe shumë të tjerë jashtë tij, i mohuan “Zonjës” një fitore me goleadë.

Për këtë arsye, Berisha, pavarësisht se pësoi dy gola, është vlerësuar nga mediat italiane me notën më të lartë në këtë sfidë duke marrë dhe duartrokitje në stadium.

Berisha shkon te Spal, titullar por për mbijetesë

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ka firmosur zyrtarisht për skuadrën e Spal në Serinë A. Gardiani kuqezi largohet nga Atalanta në formë huazimi me të drejtë blerje nga Spal, me kontratën që është e vlefshme për një sezon.

Berisha largohet nga Bergamo pas një sezoni me ulje e ngritje. Në fillim të sezonit 2018-2019, Berisha e nisi nga stoli, më pas zuri vendin e titullarit, por në pjesën e dytë, Gian Piero Gasperini e uli në stol futbollistin e kombëtares shqiptare, duke rikthyer titullar portierin Golini.

Kështu, gjatë vitit 2019 Etrit Berisha u aktivizua si titullar vetëm me ekipin tonë kombëtar, ndërsa Atalanta e la jashtë planeve të saj. Për këtë arsye, portieri kuqezi, ka zgjedhur të ndërrojë  skuadër, ndonëse tani do të aktivizohet me një ekip që lufton pët mbijetesë, ndryshe nga Atalanta që luante në kupate e uropës.

Berisha gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe, duke nisur me Kalmarin në Suedi, në sezonin 2008-2013, më pas  u transferua te Lazio ku qëndroi për tre vjet, para se dy vite më parë të shkonte te Atalana.

Profil, Edi Reja trajneri italo-slloven i Shqipërisë!

Edi Reja është zyrtarisht trajner i ri i ekipit tonë kombëtar, që merr postin e lënë vakant nga Christian Panucci, i cili u shkarkua nga detyra më 23 mars të këtij vitit pas humbjes së ndeshjes zyrtare me Turqinë.

Ndonëse 73-vjeç, Edi Reja ka treguar se është energjik dhe ka dëshirë të provojë një tjetër eksperiencë si trajner, ku për herë të parë do të drejtojë në nivel ekipesh përfaqësues. Eksperienca e tij e madhe është akumuluar ndër vite, pasi ka drejtuar shumë klube të njohura në Itali, me të cilat ka pasur sukses. Po kush është Edi Reja?

Jeta dhe karriera si lojtar!

Emri i tij është Edoardo Reja (Edy shkurt), i lindur më 10 tetor 1945 në Lucinico, një rajon i vogël afër kufirit italo-slloven. Karrierën si futbollist e ka nisur me të rinjtë e skuadrës së Spal në vitin 1963, ndërsa dy vite më pas është bashkuar dhe ekipin e parë të Spal që shkonte në Serinë A.

Pas vitit 1968 ai bashkohet me skuadrën e Palermos, ku aktivizohet për 5 vite si mesfushor duke luajtur në total 12 ndeshje, ndërsa dy vitet e fundit të karrierës, Reja do të luante me skuadrën e Alessandrias.

Karriera si trajner në nivele amatore!

Në vitin 1979 ai nis punë zyrtarisht si trajner, duke drejtuar fillimisht ekipin e Molinella në Serinë D, ndërsa më pas do të drejtojë ekipe të ndryshme në kategoritë e ulta të futbollit italian deri në vitin 1989.

Në këtë vit ai përzgjidhet si trajner i Pescaras në Serinë B, ndërsa dhjetë vite pasi drejton klube të ndryshme në Serinë B, ai do të debutonte, më 1998, si trajner edhe në Serinë A me skaudrën e Viçenzas.

Debutimi si trajner në Serinë A!

Më pas karriera e Edi Rejas vjen në ngritje, pasi në shekullin e XXI ai bëhet trajner i disa klubeve të rëndësishme të Serisë A në Itali, ku përfshihen emra si Genoa, Catania, Cagliari dhe Napoli, klub të cilin e drejton për katë vite radhazi deri në vitin 2009, kur largohet dhe merr drejtimin e Hajduk Splitit në Kroaci.

Më pas do të rikthej përsëeri në Itali ku drejton Lazion për dy sezone, dhe më pas Atalantën në sezonin 2015-2016, ku mbyll karrierën si trajner dhe i futet botës së vëzhgimit dhe përzgjedhjes së lojtarëve.

Shqipëria do të jetë eksperienca e tij e parë si trajner në nivel kombëtaresh, ku ashtu siç u shpreh ai, nuk ka ardhur me objektiva të bujshme, por për të bërë mirë dhe për të krijuar një filozofi loje, gjë e cila mungoi gjatë drejtimit të Kombëtares nga Christian Panucci.

Informacione personale!

Edi Reja është martuar me gruan e tij Livia në vitin 1969, të cilën e njohu gjatë kohës që luante me Spal në Ferrara, kur luante së bashku me Fabio Capelon, që është një nga miqtë e tij më të mirë gjatë jetës.

Spal shtyn festën e Juves (video)

Spal i ka prishur festën Juventusit, duke e mundur në shtëpi me rezultatin 2-1. Në këtë mënyrë skuadra nga Torino nuk mund të festojë sot fitoren e titullit të tetë radhazi në Serinë A.

Skuadra e Allegri-t është mundur edhe për shkak të lojtarëve, të cilëve u besoi sfidën e sotme kundër Spal. Titullarët e takimit të sotëm nuk ishin futbollistët e zakonshëm, të cilët janë lënë pushim edhe për shkak të lodhjes nga sfida e mesit të javës me  Ajax në Champions.

Allegi hodhi në fushë futbollistë të rinj, me moshë mestare 25 vjeç e 114 ditë, më e ulëta për skuadrën bardhezi që prej vitit 1998. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Juven të kalonte e para në avantazh me Moise Kean, që realizoi pas 30 minutash lojë.

Mirëpo vendasit reagojnë, duke barazuar me Bonifazin në minutën  e 49`, ndërsa  Floçari shënon golin e fitores për Spal në minutën e 74`.

Kështu skuadra bardhezi pëson humbjen e dytë në kampionat për këtë sezon, teksa pret një dhuratë nga Chievo ditën e nesërme, e cila do të përballet me Napolin.

Në rast të një barazimi mes këtyre ekipeve, Juve do të festonte titullin, në të kundërt do të duhet të presë përballjen me Fiorentinën javën e ardhshme, për të festuara para tifozëve të saj.

Skip to toolbar