Lala: Sistemi është i korruptuar, Ngjela: S’i përgjigjem psikozës popullore me profesion

Hetimi dhe vendosja e drejtësisë për çështjen e 21 janarit ka krijuar debat në emisionin “Real Story” në News 24 mes gazetares Klodiana Lala dhe avokatit Spartak Ngjela. Avokati Ngjela tha se çështja e 21 janarit mund të rihapet për shkak se këtë e përcakton ligji i ri, i cili ka ndryshuar pasi dikur Prokuroria e Përgjithshme ka qenë e centralizuar dhe se ishte prokurori i përgjithshëm, në rastin për mbylljen e dosjes së 21 janarit, Adriatik Llalla i cili mund të bënte çdo gjë dhe si përfundim doli njeriu më i korruptuar i Shqipërisë.

Ndërsa gazetarja Lala u shpreh skeptike se kjo çështje do të hapej dhe diskutohej nga SPAK.

Pjesë nga debati:

Spartak Ngjela: Mos u pajto me logjikën time

Klodiana Lala: Pa diskutim që sistemi është i korruptuar por jo të gjithë gjyqtarët dhe juristët janë të korruptuar

Sparak Ngjela: Nuk mund t’i përgjigjem psikozës popullore me profesion

Klodiana Lala: Si mund të hapet çështja

Spartak Ngjela: Është ligji i ri i hap të gjitha çështjet. Por harroni një gjë, Prokuroria e Përgjithshme ka qenë e centralizuar. Ku e keni Llallën. Ka qenë më i korruptuari i Shqipërisë. Ndalonte çdo hetim ja garantonte ligji. Lëreni shtetin të punojë. Prokurori i Përgjithshëm mund të bënte çdo gjë.

Klodiana Lala: Të dhënat e serverit janë diku. Por nëse nuk i shkojnë Prokurorisë ç ‘vlerë ka. Uroj që të jetë e vërtetë ajo çfarë deklaroni që SPAK e ka serverin. I bie që të gjitha dosjet, për shembull Aldo Bare me logjikën e Ngjelës duhet t’i rihapet dosja.

Spartak Ngjela: Vetëm korrupsioni i lartë, që të shkojnë deputetët dhe gjithë ministrat por s’kemi ligjin për këtë. S’më besoni që ligji është kështu?

Ngjela: Shqiptarët po presin shpëtimin historik nga SPAK

Nga Spartak Ngjela

Shqiptarët, me SPAK-un që sapo filloi punën, po presin shpëtimin e tyre historik. Ata janë të varfër, të poshtëruar nga pushtetarët e korruptuar, pa të drejtë vote, të rrezikuar dhe nën presionin permanent për të lënë atdheun e tyre.

l.

I gjithë opinioni publik progesiv në Shqipëri po pret nga SPAK-u goditjen frontale kundër qendrës së korrupsionit shqiptar: Berisha, Meta, Rama, Basha, dhe taborët e tyre. Në fakt, kjo është “kështjella” e korrupsionit shqiptar.

Politika amerikane është zotuar botërisht për këtë purgo që i duhet bërë korrupsionit shqiptar. Por, kjo mbrojtje amerikane erdhi në pikën më kritike, atëherë kur Shqipëria po hynte në segmentin e saj fatal: në shpërbërjen e saj që po i vinte nga korrupsioni.

Duhet të kujtohemi për historinë: korrupsioni shtetëror ka shkatërruar edhe perandoritë e mëdha.

ll.

Korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri u krijua mes vitesh. Kudo ku nuk ka pushtet gjyqësor të pavarur që jep dhe mbron drejtësinë, krijohet korrupsioni politik në funksion të pushtetit dhe të pasurisë individuale. Shkatërrimi i drejtësisë që u bë në vitet 1992-1996, duke ia dhënë atë në dorë politikës, ashtu si edhe në periudhën komuniste, në njëzet vjet, degradoi shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Korrupsioni i lartë shtetëror vetëm vidhte dhe shkatërronte prosperitetin shqiptar. Liderët kryesorë, në kwta tridhjetë vjet, kanë punuar me mgulm kundër Shqipërisë. Sidomos, këta individë pa vlerë, u egërsuan më shumë pas pavarësisë së Kosovës. Atëherë ata panë interesin amerikan, por nuk e menduan dot reformën në drejtësi që do të vinte në Tiranë.

lll.

Në vitin 2016, kur Amerika filloi në Tiranë reformën në drejtësi, Shqipëria ishte drejt falimentit të saj. Gjithçka ishte shkatërruar me kast, dhe, madje edhe me urdhër, me anë të korrupsionit të lartë shtetëror.

Por, na duhet theksojmë se kjo ndihmë amerikane i ka ardhur Shqipërisë me ngulm që nga viti 2016, dhe jo rastësisht.

Shtetet e Bashkuara e kanë shpëtuar ekzistencën e Shqipërisë që në vitin 1919, me presidentin Willson, pastaj vijuan në çdo krizë. Edhe në krizën me Moskën e kanë ndihmuar – me presidentin Kennedy në Vjenë, kur ky i tha Hrushovit: “Shqipëria nuk preket”. Por, edhe nga rreziku i vitit 1997, amerikanët e kanë shpëtuar Shqipërinë; po kështu ata, edhe me presidentin Klinton, në vitin 1999, i shpëtuan shqiptarët nga rreziku serb i Milosheviçit, dhe i dhanë Kosovës pavarësinë.

Ky procesi i këtyre viteve të fundit, për likuidimin e rrezikut kombëtar nga korrupsioni i lartë shtetëror, është rasti i radhës që Shtetet e Bashkuara po shpëtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.

lV.

Në fakt, e gjithë fatkeqësia e shqiptarëve, në dyqind vjet histori, kanë qenë krerët e korruptuar që kanë shitur interesin kombëtar në Beograd, në Athinë, në Moskë, e kudo ku janë paguar. Shqipëria dihet tani se ajo mbeti si shtet nga rasti dhe nga forca politike e Austro-Hungarisë. Por jetoi nën një rrezik permanent.

Janë dy shtete, Greqia dhe Serbia, që, po të rivendoset drejtësia historike e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, nuk do të mund të ekzistonin dot më si shtete.

Është agresioni grek, serb dhe rus, që ka dashur të mbysë frymën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe, bashkë me ta, hera-herës ka dalë në pah edhe politika franceze.

Por, na duhet të vëmë në dukje se, drejtësia historike e shqiptarëve si etni në Ballkanin Perëndimor, kurrë nuk mund të vendoset, nëse më parë nuk do të vendoset drejtësia në Shqipëri, madje edhe në Kosovë.

V.

Tani kuptohet, sidomos pas pavarësisë së Kosovës, se shqipëtarët po shkojnë drejt bashkimit të tyre në territorin e vet etnik.

Brenda këtij procesi për bashkim, hyn edhe purgoja që do të eliminojë korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, në të dy krahet e politikës. Pikërisht kjo purgo ligjore, është vendosja e drejtësisë në Shqipëri.

Nëse nuk do të bëhej ky pastrim i pushtetarëve të korruptuar, bashkimi kombëtar dhe zhvillimi ekonomik i Shqipërisë, do të mbetej ende si një pamundësi, dhe drejtësia nuk do të vendosej në këtë kohë historike.

Kjo, një herë do të ndodhte, por politika amerikane po i ndihmon shqiptarët që kjo të ndodhë tani. Dhe do të ndodhë, sepse SPAK-u tashmë është fakt historik.

Korrupsioni i lartë shtetëror ka ndaluar historinë evolutive të Shqipërisë

Nga Spartak Ngjela

Historia reale e një kombi ndalon atëherë kur kësaj shoqërie i ka ndaluar evolucioni.

Korrupsionet kryeministrorë që pasuan njëri-tjetrin në Shqipëri, tani kuptohet se kanë ndaluar evolucionin e shoqërisë shqiptare. Ndalimi i evolucionit shoqëror, në thelb është ndalim i historisë evolutive për atë shoqëri.

Por, cilët janë ingredientet e një evolucioni në zhvillimin kombëtar në një shtet apo në një shoqëri të caktuar?

Ata janë: Arsimi, Prodhimi, Shkenca, Gjuha, Komunikimi, Liria shoqërore, Liria politike, Liria ekonomike, Liria e shtypit, Media dhe fjala e lirëm dhe Drejtësia.

Të gjithë këta ingredientë në Shqipëri janë jashtë zhvillimit, prandaj ka ndaluar evolucioni shqiptar, i cili ka ndaluar evolucionin e koshiencës shqiptare dhe njëherësh, ka ndaluar vetë historinë.

Il.

Arsimi dhe shkenca.

Arsimi shqiptar sot është në dekadencë të plotë. Gjendja e tij e rëndë dhe nën cilësinë mesatare nuk është një gjë që ka ardhur nga rasti.

Cilësia arsimit u godit nga politika që në vitin 1992. Në fillim u godit universiteti, pastaj, me sistem, u godit në mënyrë drastike edhe shkolla e mesme. U trajtuan mësuesit e gjimnazeve si hamej rrugësh, dhe u fut në arsim injoranca në mësimdhënie. Pas kësaj filloi shitja e notës, dhe shitja e diplomave.

Për 15 vjet Shqipëria kaloi në injorancë, pa gjimnaze cilësorë, pa shkolla profesionale, dhe, hyri në analfabetizm me një përqindje që në Europë quhet shumë e lartë. E gjitha kjo ishte në fakt skema antintelektualiste e injorancës politike. Luftë kundër intelektit të kualifikuar, dhe sidomos luftë kundër akademizmit.

Pikërisht në këtë kohë, kur arsimi cilësor kishte marrë fund, u hodhën në treg minimumi pesë universitete privatë që iu shisnin diploma kujdo.

Pas kësaj, ata që ishin krijuesit e kësaj gjendjeje, hapën dyert e administratës shtetërore për punësimin masiv të diplomës së blerë.

Pas këtij procesi disavjeçar injoranca pushtoi edhe administratën shtetërore.

Një tmerr i vërtetë: korrupsioni shtetëror u bë dominant në drejtimin e shtetit shqiptar. Injorantët e emëruar në “pikat e mjaltit” ishin vjelës të ardhurash korruptive, por edhe pagues të regullt të ministrave që i kishin emëruar.

Zhvillimi kombëtar mori fund, kurse shteti shqiptar u bashkua me krimin, sepse kjo është natyra parësore e korrupsionit shtetëror. Të gjithë kryeministrat u bashkuan me krimin e organizuar, kurse kryeministri aktual është kampioni i kësaj gjendjeje të kriminalizuar të administratës shtetërore.

lll.

Shkenca dhe prodhimi industrial

Bashkë me rënien drastike të cilësisë së arsimit, u godit paralelisht edhe shkenca. Kjo në fakt është rrjedhojë e histerisë antidije që u vendos në Shqipëri.

Që nga viti 1992 e deri në vitin 1994 u mbyllën të gjithë institutet shkencorë. Pas njëzet vjetësh në Shqipëri nuk mund të flitej më për mendim shkencor në asnjë fushë. Njerëzit e shkencës u punësuan në Perëndim. Në Shqipëri sundoi troklliku dhe vobegtësia mendore Berisha.

Por kjo gjendje nuk ndryshoi as pas rënies së Sali Berishës. Pse?

Kjo kuptohet: sepse është kërkesë e antishqiptarizmit shekullor.

Lufta kundër shqiptarizmit ka qenë gjithmonë luftë kundër arsimit shqiptar, dhe dihet se, rrafshimi i arsimit sjell me vete edhe likuidimin e shkencës. Kjo është arsyeja që shoqëria shqiptare tani është nën një krizë të rëndë të intelektit.

Por, paralel me goditjen antishkencore, që në vitin 1992, filloi shkatërrimi i prodhimit industrial shqiptar. U mbyllën të gjitha fabrikat. U shkatërrua e gjithë industria ushqimore. Dhe të gjitha makineritë u shitën për skrap nga hajdutët. Një sy i stërvitur me tregun, e kuptonte që kjo ishte pa dyshim një skemë antishqiptare.

Histeri kundër arsimit, histeri kundër shkencës shqiptare, njëlloj siç vepronte Milosheviçi në Kosovë kundër arsimit shqiptar atje, me mbylljen drastike të universitetit. Ky paralelizëm të jep të kuptuar se si në Kosovë, edhe në Shqipëri vepronte e njëjta skemë. Por, ndryshimi ishte se në Kosovë vepronte pushtuesi serb – po në Shqipëri? Ketu vepronin të shiturit, sigurisht.

Të njëjtën katastrofë e pësoi edhe prodhimi bujqësor. Hordhitë që shkatërruan fabrikat, shkatërruan 20 mijë hektarë vreshta, disa mijë hektarë sera diellore, prenë si vandalë disa milonë rrenjë pemësh frutore, dhe prishën të gjithë kanalet kulluese e vaditëse.

Kjo është arsyeja kryesore e ndalimit evolutiv të shoqërisë shqiptare dhe arrdhja e saj në gjendjen e sotme të ndalimit të historisë.

E pse të zgjatemi: pyetja që ngrihet këtu duhet të jetë kjo: a do ta hetojë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK këtë batërdi antishqiptare? Këta duhet ta hetojnë, sepse hetimi dhe agjencitë informative amerikane i kanë të faktuara, kurse shqiptarët duan të dëgjojnë të vërtetën nga hetimet: përse gjithë ky mllef antishqiptar kundër prosperitetit të shoqërisë shqiptare?

Ngjela: Ç’lidhje kanë firmat e ndërtimit me politikën?

Nga Spartak Ngjela

Prokurori i ri i Përgjithshëm duhet ta dijë që, nëse e realizon hetimin e imët të krimit të madh shtetëror me mafien e ndërtimit në Durrës dhe Tiranë, i ka bërë Shqipërisë shërbimin më të madh në njëqind vjet.

Por, edhe karrierës së tij në Shqipëri. Ai dhe ekipi i tij do të jenë pa dyshim drejtuesit moralë të shtetit shqiptar në një të ardhme të afërt. Por, a e kuptojnë dot këtë prokurorët shqiptarë!

Zhvillimi shqiptar sot kërkon moralitet dhe duhet ta kuptojnë të gjithë që moraliteti vendoset me anë të ligjit. Mungesa e ndëshkimit ka shtypur ligjin dhe legjitimitetin në Shqipëri, prandaj, ndëshkimi i autorëve të këtij krimi të madh, fillon etapën historike të vendosjes së moralitetit në drejtimin e shtetit shqiptar.

Çfarë po fshihet në krimin e Durrësit?

Nga shqetësimi i kryeministrit shqiptar, dhe nga gënjeshtrat e tij për historinë e pallateve të rrëzuar kuptohet se ai, vetë ose familjarisht, është i përfshirë në këtë krim të madh.

Por, të shqetësuar janë gjithashtu edhe Saliu, Meta dhe Basha, kuptohet që janë të përfshirë në pallatet e rrëzuar.

Kjo është gjendja e krimit, prandaj Rama është lëshuar si i çmendur për të zhdukur gjurmët. Po prokurorët, do të shiten apo do të tremben në këtë rast hetimor? Kjo do të varet nga forca që do të tregojë Prokurori i Përgjithshëm.

Në çdo hetim ngrihen pyetjet thelbësore ku duhet të mbështetet zbulimi i së vërtetës.

Në lidhje ne këtë çështje hetimore që ka filluar nga prokuroria, pyetjet që unë i ngre Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të hetimit janë këto:

Sa pallate iu janë rrëzuar shitësve familjarë të Ramës, Berishës dhe Metës në Plazhin e Durrësit?

Ku është gjetur pronësia mbi truallin në bregdet, dhe, si e ka historinë kjo pronësi në breg të detit, kur dihet se bregdeti ka qenë tokë shtetërore absolute?

Kur është shitur bregdeti, nga cili kryeministër, dhe si?

Cilat janë firmat e ndërtimit dhe pronarët e parë të pallateve të rrëzuar?

Çfarë lidhje kanë këto firma ndërtimi me kryeministrat Berisha, Rama dhe Meta?

Nga sa apartamente kanë disponuar familjarët e Ramës, Berishës dhe Metës në pallatet e rrëzuar, por edhe në ata që nuk janë rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit?

Sa janë përfshirë gratë dhe fëmijët e kryeministrave në tregun e ndërtimit në plazhin e Durrësit, dhe si?

Zoti Prokuror i Përgjithshëm; këto janë pyetjet që ngrenë shqiptarët sot. Çfarë mendoni për këto pyetje, a do të marrin një përgjigje që t’i qëndrojë të vërtetës?

Zoti Prokuror i Përgjithshëm; ju mendoni se unë po pyes kot?

Jo, unë nuk pyes kot, dhe i ngre këto pyetje që t’i hetojë edhe gazetaria.

Edhe gazetarët, televizionet dhe gazetat që do t’i japin me fakte përgjigjet e pyetjeve të mësipërme, do të lansohen në historinë e shpejtë të Shqipërisë. Të tjerat media që do t’i fshehin, sigurisht që do të ndëshkohen bashkë me të inkriminuarit në këtë krim shtetëror.

Krimi i bashkëpunimit korruptiv të politikës së lartë me mafien e ndërtimit, duhet të hetohet domosdoshmërish; kjo është kërkesë imperative e kësaj kohe historike.

“DASH i tha, ti je anti-reformë”, Ngjela: Metën e kërcënon penaliteti

Avokat Spartak Ngjela, komentoi reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me sulmet e Ilir Metës ndaj ambasadës së SHBA. Sipas Ngjelës, DASH i tha Metës që “je anti-reformë”.

“Sot, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj me elokuencë Metës duke i thënë: Ti, zoti Meta, je anti-reformë. Por reforma do të vijojë se është jetike për Shqipërinë.  Ky është thelbi i përgjigjes. Ndërsa, për atë të shtetit të ambasadorëve në vend të shtetit të së drejtës, që tha Meta dje, DASH i tha se, ‘kryesor është zbatimi i ligjit”, shkruan Ngjela.

Më tej ai thotë se sjellja e Metës me ndërkombëtarët, nuk mund të krahasohet as me atë të Berishës në 1997. “President më të paturpshëm se ky, nuk do t’i vijë më Shqipërisë. Edhe Sali Berisha e humbi toruan në luftën e tij me Uashingtonin në vitin 1997, por, të gjitha absurditetet nuk i tha botërisht si president, por në telefon me ta”.

Ndaj, avokat Ngjela mendon se Presidenti këcënohet nga penaliteti për shkelje të mëdha të ligjit. “Kurse Metën e kërcënon edhe penaliteti për shkelje të mëdha të ligjit, prandaj e ka kaq të madhe shthurjen mendore. Edhe DASh, kështu i thotë: “kryesorja është respektimi i ligjit”. Nuk ndalohet dot kjo reformë, kot lodhet Meta. Dhe DASH njofton gjithashtu se Byroja Kombëtare e Hetimit është duke u ngritur. Po Meta? Tani do të kthejë… duke pritur fatin e tij drejt hetimit: kjo duhet të jetë rruga e tij. Të shohim…”, shkruan Ngjela.

Sulo: Meta shkeli Kushtetutën me Xhaferllarin. Ngjela: Ka bërë vepër penale

Avokat Spartak Ngjela, i ftuar në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, komentoi krizën dhe përplasjen mes Presidentit, KED dhe Kuvendit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Spartak Ngjelës, emërimi i Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese nga Ilir Meta, është jo vetëm shkelje e rëndë, por e çon Presidentin drejt veprës penale.

“Emërimi i Xhaferllarit e çon automatikisht në shkelje të rëndë. Është duke shkuar në vepër penale me veprimet e tij. Ka kaluar radha, radhën e cakton KED në bazë të Kushtetutës”, tha Ngjela. Më tej, ai argumentoi se Ilir Meta ka konflikt interesi me emërimin e Marsida Xhaferllarit. “Emërimi i parë i tij me Besnik Muçin nuk është konflikt interesi. Te kjo e dyta del në konflik interesi. Këtu ka bërë shkelje dhe e ka bërë në interes të tij”, tha Ngjela.

Të njëjtin qëndrim mban dhe analisti Arion Sulo, lidhur me emërimin e Marsida Xhaferllarit. Sipas tij, Presidenti shkeli Kushtetutën duke emëruar Xhaferllarin si anëtare të kushtetueses. “Zgjedhja e Marsida Xhaferllarit nga presidenti është shkelje kushtetuese”, tha Sulo. Ndërkohë, lidhur me kallëzimin penal të Ilir Metës ndaj Ardian Dvoranit, Spartak Ngjela u shpreh se s`mund të bëhet.

Sipas tij, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ kolegjial, ndaj vendimet i merr në mënyrë kolegjiale. Kjo e liron nga përgjegjësia një anëtar të vetë. “Kallëzimi penal ndaj Dvoranit! KED është organ kolegjial. Ai ka vetëm një votë dhe nuk mund të ketë përgjegjësi për vendimet kolektive. Meta është shumë i rënduar”, tha Ngjela. /Realstory.al/

Ngjela: Pse Ilir Meta duhet shkarkuar urgjent

Nga Spartak Ngjela

Presidenti është në hall. Është i kërcënuar nga reforma në drejtësi dhe po kërkon të shkatërrojë shtetin. Duhet të shkarkohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Bishti i maces së egër duhet prerë me një të rënë, dhe jo pjesë-pjesë. Kështu na kanë thënë teoricienët e mëdhenj të shtetit demokratik në kohët moderne.

l. Presidenti do shkarkohet, por ky nuk është fundi i botës. Nuk mund të jetë më President i Republikës në këtë kohë ky individ i papranueshëm për shqiptarët. Në një proces penal do shkojë, por ai mendon se mund të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç bëri me dy gjyqtarët e gjykatës së Lartë, kur pushoi çështjen e 700 mijë eurove korrupsion.

Të dy ish gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sapo të fillojë procesi reformues, duhet të shkojnë nën akuzë, për çlirimin e padrejtë nga akuza të Ilir Metës. Kjo është e vërteta.

ll. Meta nuk shpëton dot, sepse është nga krerët e politikës shqiptare që e ka dëmtuar shumë shoqërinë shqiptare. Tani është në fund. Mazhoranca duhet të operojë menjëherë. Gjykatën Kushtetuese, të rizgjedhur nga Kuvendi, e ka përshëndetur politika e lartë amerikanë.

Nga kush mendojnë ta marrin mendimin juridike për këtë çështje institucionet shqiptare?

lll. Kurse mazhoranca socialiste ka gabuar rëndë që nuk e ka shkarkuar deri tani Ilir Metën. Parlamenti duhej ta kishte votuar shkarkimin e tij, sepse ashtu, Meta, do të ishte pa forcë juridike, derisa të shkonte në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të jetë president i shqiptarëve një dekadencë morale si Ilir Meta. Ka dëmtuar dhe po kërkon me çdo mjet të dëmtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. I duhet treguar vendi me forcën e shtetit…

Meta tani nuk shpëton dot më nga akuzat për korrupsion. Çështja e tij është një çështje e mbyllur: shqiptarët e duan nën akuzë keqbërësit e tyre shumëvjeçar. Ky është realiteti.

Kurse për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ka konflikt interesi, dhe, të gjitha shkeljet që po bën, e rëndojnë edhe më shumë në akuzën penale që po i vjen si proces. Presidenti Meta do të shkarkohet. Kjo është sot praktikë e mbyllur, prandaj ai nuk ka çfarë t’i bëjë dot as Shqipërisë, dhe as shqiptarëve.

Russiagate, Ngjela: Basha do hetohet nga SPAK

Nga Spartak Ngjela

Flamuri kuqezi, si simbol i ngritur me qëllim të posaçëm nga kryeministri Albin Kurti në Prishtinë, dhe, bashkë me të, ngritja e SPAK-ut në Tiranë, janë dy ngjarje të lidhura dhe të ndodhura njëherësh për të sjellë bashkimin kombëtar shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

l.

Ka ardhur koha, dhe tani duhet ta theksojmë se në Prishtinë ka luajtur me forcë tendenca serbe kundër flamurit shqiptar. Flamuri shqiptar, kuqezi, është simboli kastriotian i shqiptarëve si etni arbërore dhe rrjedhojë direkte e vetëngjizjes kombëtare, për shpëtimin e popullit shqiptar nga asimilimi.

Flamuri kastriotian i kuq me shkabën dykrerëshe në qëndër të tij, është fakti historik i luftrave antiturke dhe simboli i gjallë i Rilindjes Kombëtare shqiptare. Likuidimi i këtij flamuri simbol, është qëllimi aktual serbo-turk, për t’i quajtur turq shqiptarët e Kosovës. Ardhja tani, me forcë dhe tendencë, e simbolit kastriotian në Prishtinë, është dështimi i parë i madh edhe i Beogradit politik, por edhe i neoosmanit Erdogan në Ankara.

ll.

SPAK do të likuidojë korrupsionin e lartë në Tiranë: të gjithë pushtetarët e korruptuar që kanë shitur edhe interesin kombëtar. Do të dëgjohen shumë shpejt bëmat e tyre, që janë si: vjedhje pronash, urdhëra nga Beogradi për të krijuar islamin radikal në Shqipëri, falsifikime arkivale për ndryshim pronësie, djegie arkivash, shkatërrim i arsimit shqiptar, shitje të interesit kombëtar, bashkëpunim me krimin e rrugës dhe angazhimi i tij për vrasje me pagesë, etj.

Ekspertiza amerikane po sjell në Tiranë dokumentacion të përkryer antikorrupsion. Kurse, ndërkohë u bë e qartë se është hapur një proces penal për financimin rus dhe, për këtë, Lulzim Basha po shkon drejt procesit penal që po spikat si i degraduar qëllimisht nga dy prokurore. Por, nuk ka firmosur prokurori i tretë. Janë naivë. Basha do të shkojë brenda muajit të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Shumë mirë që e bllokoi njëri nga prokurorët, sepse SPAK-u do ngrihet brenda muajit.

lll.

Por, a do të kemi dhe të tjerë të korruptuar nëpër procese?

Sigurisht: këtë javë duhet të fillojë procesi për shkarkimin e Ilir Metës, dhe do të nisë grumbullimi i dokumentatave sipas emrave, për të gjitha bëmat që u renditën më lart. Kjo është një kohë me impuls kombëtar. Fryma e re patriotike në Prishtinë dhe fillimi i proceseve antikorrupsion në Tiranë, po krijojnë fenomenin e ri panshqiptar për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Prishtina filloi kombëtarizimin real; Tirana po fillon pastrimin antikombëtar, dhe, po pritet ndërkohë që lëvizja e re në Shkup të deklarojë shpalljen e së vërtetës që, Maqedonia e Veriut është një shtet shqiptar me popullsi në shumicë shqiptare, por edhe me një pakicë bullgare që me dhunë i ka shtypur shqiptarët në 107 vjet rresht. Kjo është uvertura e cila po iu prin ngjarjeve të vitit 2020 që po vjen…

Ngjela: Reforma në drejtësi likuidon 60 % të politikës

Avokati Spartak Ngjela tha se falë SHBA-ve do marr fund njëherë e mirë konspiracioni antishqiptarë për zhdukjen e etnisë shqiptare. Ngjela tha se këtë SHBA po e bën falë garancisë që ofron për zbatimin e Reformës në Drejtësi, që do të sjellë një ndryshimin rrënjësor kur të implementohet plotësisht.

Ngjela shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vjen fundi dhe se kjo reformë do të likuidojë 60 % të elitës politike në Shqipëri.

Analiza e Spartak Ngjelës

E gjithë ajo vuajtje shekullore e shqiptarëve, me gjenocid dhe me shpërngulje të dhunshme nga trojet e tyre, ka qenë vijimisht një vepër e mirëorganizuar ndërkombëtarisht si konspiracion në favor të pushtueseve serbë dhe grekë.

Tani, në shekullin e ri, konspiracioni ndërkombëtar kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, për zhdukjen e etnisë shqiptar, është në dekadencë të plotë.

l.

Shqipëria dhe Kosova kanë hyrë në procesin e shpëtimit të madh të shqiptarëve autoktonë në Ballkanin Perëndimor. SPAK në Tiranë dhe kryeministri Kurti në Kosovë, në qeverinë Kurti-Osmani, janë dy aspektet realë politikë që, siç duket, historia i ka sjellë për të ndaluar shitjen e interesit kombëtar. Kurse, e gjithë situata aktuale kuptohet se ka hyrë në hullinë ku do të kryhet akti përfundimtar kundër konspiracionit 180 vjeçar antishqiptar, të drejtuar nga Stambolli Osman, Patriarkana Ortodokse e Stambollit në fillim, e pastaj, nga Moska, Beogradi, Athina, e Parisi.

Po, politika amerikane e njeh këtë konspiracion shekullor antishqiptar? Sigurisht që e njeh. Dhe, është forca e saj që e ka zbehur e po e çon drejt shuarjes.

Kjo situatë antishqiptare, që ka filluar me dhunë të epërme pas pavarësisë së Greqisë në vitin 1821, ka vijuar me Kongresin e Berlinit në vitin 1878, dhe pastaj u kurorëzua me humbjen e rreth 70 mijë km2 territor shqiptar në vitin 1913. Por, për vetë rrethanat historike, tani po kuptohet qartë se ky konspiracion i gjatë antishqiptar ka mbërritur drejt fundit të tij.

Shqiptarët kanë qenë etnia më e rrezikuar në Evropë për zhdukjen e saj. Një gënjeshtër e madhe dhe një spekulim tërësor në histori është bërë ne kast kundër shqiptarëve. Duke filluar që nga historia e lashtësie, e transformuar qëllimisht, falsiteti ka qenë substanca e trajtimit të historisë së shqiptarëve si etni ballkanike.

Çfarë nuk u tha në një shekull rresht nga pseudo historianët e paguar nga konspiracioni, kundër prejardhjes së shqiptarëve! Gjithçka kundër historisë së tyre. Kundër Arbërisë dhe gjuhës shqipe. Derisa, më në fund, pas 180 vjetësh spekulim historik, në vitin 1999, ditën kur filloi bombardimi i Beogradit, opinioni publik botëror e dëgjoi më në fund të vërtetën: politika amerikane dhe politika gjermane deklaruan botërisht se “NATO po çliron nga shtypja çnjerëzore e Serbisë një nga popujt më të vjetër të Evropës”.

ll.

Si ka filluar konspiracioni antishqiptar?

Konspiracioni antishqiptar ka nisur fillimisht si vepër e Stambollit Osman dhe Patriarkanës Ortodokse të Stambollit kundër gjuhës shqipe dhe katolicizmit shqiptar. Më pas këtu u rreshtua edhe Principata e vogël serbe si dhunë kundër katolikëve shqiptarë, të cilët, deri në Shekullin e Tetëmbëdhjetë kanë qenë 60 përqind e popullsisë shqiptare.

Po pse u lëshua Porta e Lartë dhe Patriarkana e Stambollit kundër shqiptarëve katolikë që jetonin në Veri, që nga Nishi, Shkupi e deri në Ishëm?

Sepse Patriarkana e Stambollit dhe Kisha greke, pas shpalljes së pavarësisë greke në vitin 1821, mendonin që, ortodoksët shqiptarë, me dhunë do t’i shkruanin grekë me deklarim, dhe gjithçka me anë të forcës së shtetit të dhunshëm grek antishqiptar.

Po katolikët si do të quheshin? Këtu iu ngecte skema. Atëherë, katolikët shqiptarë duheshin kthyer ose në myslimanë, ose në ortodoksë, sepse kështu, nga konspiracioni antishqiptar, myslimanët do të quheshin turq, kurse ortodoksët do të deklaroheshin grekë, serbë apo maqedonas. Gjithçka për të garantuar territoret e pushtuara shqiptare nga grekët, pas themelimit të shtetit grek, dhe pushtimet serbe e bullgare të territoreve shqiptarë në këtë periudhë, e deri në vitin 1913.

Po pse kanë qenë e janë edhe sot grekët kaq të egërsuar kundër shqiptarëve? Sepse, në vitin 1821, popullsia me e madhe atëherë në Greqi ishin arvanitasit, domethënë arbëreshët, domethënë shqiptarët. Pikërisht këtu fillonte që të shpërbëhej historia false e Greqisë, e cila atëherë sapo kish filluar.

Por ndërkohë nuk duhet harruar se e njëjta situatë është dhe sot në Greqi: atje jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë dhe arvanitas autoktonë. Atëherë, pikërisht për këtë, konspiracioni vijon.

lll.

Po, çfarë ka qenë esencialisht konspiracioni antishqiptar?

Ky konspiracion ka pasur si qëllim asimilimi e shqiptarëve, sepse gjuha shqipe provonte autoktoninë shqiptare në të gjithë Ballkanin Perëndimor, kurse, po të shkruhej realisht historia e Shqipërisë, nuk do të kishte me as Greqi, as Serbi dhe, madje, as Perandori’ Osmane.

Pikërisht këtu e ka zanafillën e vet edhe krimi makabër në vrasjen e eruditëve patriotë shqiptarë, të historianëve dhe klerikëve mëmëdhetarë të Shqipërisë, dhe çdo shqiptari të ditur që shpjegonte historinë e vërtetë të Arbërisë, të gjuhës shqipe dhe të Shqipërisë.

Ky pra ka qenë konspiracioni antishqiptar në 180 vjet, me qëllimin kryesor, asimilimin e shqiptarëve në serbë, maqedonas, grekë dhe në turq, sipas feve: kristianë-ortodoksë dhe myslimanë.

Në fakt, kjo, një betejë antishqiptare, e nisur aty rreth vitit 1830, ka qenë herë-herë e përgjakshme dhe e gjitha kundër gjuhës shqipe. Gjuha shqipe ishte tmerri i konspiracionit antishqiptar, sepse edhe vetë greqishtja e vjetër shpjegohet semantikisht vetëm me anë të gjuhës shqipe.

Në këta 170 vjet, shqiptarët, banorët mijëravjeçarë të Arbërisë, filluan tkurrjen nëpër male dhe kohën e mbijetesës së tyre, duke u rrudhur nëpër malësitë jetëdhënëse të Arbërisë.

Si pasojë e kësaj dhune, që deri në vitin 1830 ishte luftë antishqiptare me çdo mjet e osmanëve dhe fiseve serbe, pati kthime masive të shqiptarëve në myslimanë dhe ortodoksë, në të gjithë Arbërinë. Në këtë luftë antishqiptare osmanët dhe fiset serbe kanë qenë gjithmonë bashkë.

Por, që nga viti 1830, filloi të dilte në pah vetë gjenocidi grek, dhe mallkimi e ndalimi i dhunshëm i gjuhës shqipe në shtetin e ri grek. Kjo luftë , që zgjati deri në vitin 1913, ishte ne dy aspekte: kundër myslimanëve shqiptarë, me shpërngulje masive nga Greqia në Turqi, duke i quajtur shqiptarët turq; dhe dhunë fetare e shtetërore kundër gjuhës shqipe që flisnin arvanitasit, dhe epirotët çame myslimanë e ortodoksë shqiptarë, në shtetin grek. Por, njëherësh, gjuha shqipe u ndalua edhe te të gjithë shqiptarët e Epirit të Jugut. Kurse, pas vitit 1913, kur grekët, me ndihmë të konspiracionit antishqiptar, morën në zotërim të gjithë Epirin e Jugut, nga Janina e deri në Prevezë, gjenocidi grek u përqendrua këtu, në këtë zonë: në Epir, me synim të veçantë gjenocidial kundër popullsinë çame.

Që nga ky moment fillon shpërngulja e shqiptarëve nga Greqia në Turqi. Spastrim etnik ky, i cili përfundoi me gjenocidin anti-çam të vitit 1944. Ky gjenocid shpërnguli popullsinë shqiptare çame myslimane nga trojet e tyre mijëravjeçare, në mënyrë që në Epir të kishte vetëm ortodoksë shqiptarë, të deklaruar grekë me dhunë të pashoqe.

Por, që nga viti 1945, konspiracioni antishqiptar fillon të zbehet, dhe lufta kundër gjuhës shqipe mbeti e egër vetëm në Greqi, sepse Jugosllavia komuniste, me shumë sforcim, e lejoi gjuhën shqipe edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, në zhvillim shkollor. Kjo sigurisht që e ndaloi mundësinë e asimilimit të shqiptarëve edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, dhe, deri diku edhe në Mal të Zi

Po sot?

Sot, sigurisht që konspiracioni antishqiptar vijon, por dalja në skenë e politikës amerikane pro frymës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, po e sfumon përditë këtë konspiracion. Gjithsesi, duhet ta pranojmë se ai vijon, edhe pse është në grahmat e fundit.

Sot ka ardhur koha që ky konspiracion duhet denoncuar dhe zbërthyer me analiza faktike, ashtu siç ka qenë në realitet.

lV.

Kjo ka qenë në fakt periudha e egër rreth 180 vjeçare e konspiracionit antishqiptar, e cila, me gjithë vrasjen masive të shqiptarëve, shpërnguljen e tyre për në Turqi, nuk ia arriti dot qëllimit final: zhdukjen e etnisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Dhe fakti na tregon se skema e tyre ka ecur. Ndërsa tani, në shekullin tonë, gjithçka ka mbetur, dhe konspiracioni po shkon drejt shkatërrimit. Por këtu duhet të theksojmë se, edhe shkatërrimet që vetë shqiptarët kryen gjatë viteve 1991- 1994, kanë qenë brenda skemës se konspiracionit antishqiptar. Por ky do të jetë një aspekt hetimi në Shqipërinë e pas reformës në drejtësi.

Atëherë, çfarë solli realisht në historinë e Shqipërisë konspiracioni antishqiptar?

Katolikët e veriut të Shqipërisë rezistuan ne mënyrë heroike deri në mbijetesë. Prandaj, gjithsej, dhe, me gjithë katolikët e Malit të Zi, në vitin 1945, kishin mbetur rreth 400 mijë si popullsi. Por, duhet theksuar këtu se një popullsi katolike prej 4 milionë shqiptarësh, në rreth 150 vjet, ose u kthyen në ortodoksë sllavë, ose në myslimanë shqiptare.

Për pasojë, sot: 35 përqind e serbëve janë katolikë shqiptarë, kurse, gjithashtu, mbi 60 përqind të malazezëve janë katolikë shqiptarë të konvertuar në ortodoksë, dhe 60 përqind të maqedonasve aktualë janë ortodoksë shqiptarë.

Në këtë luftë të gjatë për jetë a vdekje, veç malësorëve të veriut, spikati me histori të veçantë qëndresa e patriotizmit korçar, në një kohë kur konspiracioni kërkonte ta greqizonte Korçën me çdo mjet. Aty u vranë eruditët e mëdhenj të ortodoksisë shqiptare për gjuhën shqipe dhe pavarësinë e kishës ortodokse autoqefale shqiptare.

Ndërsa në Greqi, me gjithë dhunën e hapur të konspiracionit, numërohen sot rreth 5 milionë shqiptarë që quhen arvanitas dhe shqiptarë të Epirit, të cilit janë shkruar grekë. Në Turqi sot janë rreth 9 milionë shqiptarë të dëbuar nga Greqia dhe nga Serbia. Kjo është gjendja reale.

Të gjithë myslimanët e Kosovës kanë qenë katolikë të kthyer me dhunë në myslimanë, por sot kanë fituar lirinë dhe shqiptarizmi aty është patriotizmi më i lartë ndër shqiptarët e Ballkanit Perëndimor. Sepse edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, feja nuk është e njësuar me kombin.

Fetë e ndryshime shqiptare bashkohen në një, përpara kombit. Në fakt, historia antishqiptare e gjatë, dhe konvertimet e dhunshme fetare, kanë sjellë në historinë e shqiptarëve një tolerancë fetare të jashtëzakonshme.

V.

Na duhet të theksojmë se konspiracioni antishqiptar, me dhunë të shfrenuar antishqiptare, me genocid dhe me shpërngulje, dy herë e ka çuar shoqërinë shqiptare drejt zhdukjes.

Hera e parë ishte periudha 1909-1913. I gjithë konspiracioni antishqiptar, grek, serb, rus dhe francez i kishte vënë shpresat te Rusia dhe te Franca.

Kapitullimi i Perandorisë Osmane, i hodhi në sulm forcat ruse, serbe dhe greke për të “larë hesapet” një herë e mirë me shqiptarët. Por, në fakt, Austria dhe Gjermania e shpëtuan gjendjen, dhe, në vitin 1912, krijuan shtetin shqiptar: Shqipërinë me 28 mijë km2. Shqipëria pastaj, u bë si Piemonti shqiptar që, në vitet e parë të shekullit të, ri do të shpëtonte Kosovën dhe Maqedoninë shqiptare në skemë drejt Shqipërisë Etnike.

Vl.

Si paraqitet gjendja sot?

Konspiracioni vijon, por është në dëshpërim. Tani në sulm është hedhur reaksioni rus dhe serb, por që ndihet se është nën peshën e acarimit dhe dëshpërimit. Të tillë ndihen edhe përkrahësit e tij këtu në Shqipëri. Flasin përçart. “Nuk ka rrezik rus”, thonë analistët. Dhe i shmangen denoncimit të politikës amerikane që flet për Rusinë, se kanë frikë nga Amerika. Komedi e madhe kur i dëgjon nëpër ekrane televizionesh. Por, këta, a do ta godasin Amerikën ndonjëherë? Jo, sepse kanë frikë mos iu turren shqiptarët. Dhe kështu do të vijojnë të bëhen qesharakë me frikën e tyre që nuk i lë të artikulohen dot.

Në fakt, konspiracioni gjithmonë ka pasur shitësit e interesit kombëtar shqiptar në Shqipëri. Si rregull, në njëqind vjet, 90 përqind të kryeministrave shqiptarë kanë qenë shitës të interesit kombëtar. Ky është bilanci shqiptar i korrupsionit shtetëror. Por, a do të jetë edhe ky aspekt objekt i hetimit antikorrupsion në Byronë Kombëtare të Hetimit? Sigurisht që do të jetë objekt hetimi.

Vll.

Konspiracioni filloi të ndjejë rënien e tij në kohën e bombardimit të Beogradit nga NATO.

Në fakt, këtu filloi kthesa reale. Por këtu filloi edhe tronditja e politikës greke dhe politikës serbe.

“Arvanitasit kanë filluar të flasin shqip hapur”, ankohej ekstremizmi grek gjatë bombardimeve, por edhe politika korente greke e vitit 1999.

Kurse Kosova u çliruar.

A nuk kishte qenë edhe Kosova pjesë e rëndësishme e konspiracionit ndërkombëtar antishqiorar? Sigurisht që po. Por tani, në këtë çështje kishte hyrë Amerika. Dhe këtu mbyllet gjithçka.

Ky është fundi i konspiracionit ndërkombëtar antishqiptar. Dhe procesi po vazhdon, por tani ky proces ka hyrë në Shqipëri si reformë antikorrupsion.

Kjo reformë mendohet të likuidojë 60 përqind të elitës politike në Shqipëri. Dhe pas kësaj, pa shitësit e interesit kombëtar, procesi sigurisht që do të kalojë në korrigjimin real të padrejtësive shekullore kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Sot, janë politikat e mëdha, politika amerikane dhe ajo gjermane të cilat, duke iu referuar historisë reale si shkencë, kanë deklaruar të vërtetën se etnia shqiptare është etnia më e vjetër në Gadishullin Ballkanik.

Domethënë që koha e sotme flet për shqiptarët.

“Rama e Basha humbasin mandatin me lista të hapura”

Një nga temat e prekura në debatin e mbrëmjes në “Real Story”, ishte dhe ajo për sistemin zgjedhor dhe reformën që ka nisur tashmë. Sipas avokatit dhe analistit Spartak Ngjela, nëse sistemi zgjedhor ndryshon, Edi Rama dhe Lulzim Basha rrezikojnë të mos fitojnë mandatin e deputetit në zgjedhjet e ardhshme. Ngjela u shpre se nëse futet sistemi me lista të hapura, u krijon mundësi qarkullimit të elitave brenda partisë.

“Nëse hapen listat, as Basha dhe as Rama nuk dalin deputetë. Rama nuk është zgjedhur nga një kongres, që do të thotë se nuk e ka partinë e tij. Këto duam të zgjidhim ne, të ndërrojmë sistemin, por unë di se nuk do të zgjedhin Ngjelën, por do të zgjedhin Ballën. Listat e hapura lejojnë qarkullimin e elitave brenda, Për mendimin tim është maxhoritar absolut”.

“Listat e hapura, por po të këtë sondazh më shumë rrezikohet Rama, sepse votat janë te partia klasike e PS. Basha partinë e ka si një imponim të Sliut. Ky e ka më të rrezikshme problemin. Rama nuk flet hapur për listat e hapur, ndërsa Basha është nën presion të aleatëve të tyre”, -tha Spartak Ngjela.

Ndërkohë, analisti Roland Lami u shpreh se qarkullimi i elitave brenda partive është shumë i vështirë, pasi me sistemin aktual kryetari i partisë ka në dorë listën, duke vendosur për karrierën politike të dikujt. Sipas tij, partitë politike nuk kanë nevojë vetëm për njerëz me moral, por dhe njerëz që kanë ekspertizë në fusha të caktuara, që kanë rrjet njohjesh etj. /Realstory.al/

Skip to toolbar