Arrestohen dy shtetas serb nën dyshimin për spiunazh në Kosovë

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar dy shtetas serb një ditë më parë në një vendkalim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën dyshimin për spiunazh.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i Zërit të Amerikës se arrestimi ka ndodhur në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” që lidhë Kosovën me Serbinë.

Ai tha se policia e Kosovës, gjatë kontrollimit të një makine me të cilën udhëtonin dy persona, njëri i lindur në vitin 1959 dhe tjetri në vitin 1978, gjeti disa dokumente dhe pas këshillimit me prokurorin e shtetit, i arrestoi të dy udhëtarët nën dyshimet për spiunazh.

Policia nuk dha ndonjë hollësi për dokumentet e gjetura e as nuk e bëri të ditur identitetin e të arrestuarve.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, tha se të arrestuarit janë Trajan Trajkoviç dhe Boban Dajiç, drejtorë shkollash në rajonin e Gjilanit, duke e cilësuar arrestimin si “sulm ndaj popullatës serbe dhe shembull të dhunës juridike”./VOA/

Vëllai i lideri komunist Kim Jong Un ishte spiun i CIA-s

Kim Jong Nam, vëllai i liderit të Koresë së Veriut, ka punuar për CIA-n citon The Wall Street Journal. Sipas një burimi “Kim Jong Nam, i cili jetonte në territorin gjysmë autonome të Kinës në Makau, në vitet para vdekjes së tij, ishte takuar disa herë me operativë të CIA-s”.

Lideri i Koresë së Veriut “do të kishte konsideruar Kim Jong Nam duke u folur spiunëve amerikanë një akt të pabesë” thotë burimi, i cili shton se “Kim Jong Nam i dha informacion CIA-s duke takuar punonjësit e tij në Singapor dhe Malajzi”.

Në shkurt 2017, Kim Jong Nam u sulmua nga dy gra me urdhër të Phenianit në një aeroport në kryeqytetin malajzian, Kuala Lumpur, ku gjeti vdekjen si pasojë e një gazi helmues nervor.  

Skip to toolbar