Ndryshimi, shpresa dhe një fillim i ri. Ky është
premtimi i kryetarit të sapozgjedhur të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Slogani i
tij, “Gjithçka do të jetë e madhe”, është në buzët e gjithsecilit në Turqi.
Fitorja e Imamoglu në zgjedhjet e përsëritura përforcon opozitën e Turqisë. Ajo
merr një frymëmarrje të re në një pjesë të elektoratit turk, që kishte humbur të
gjitha shpresat për një fitore në kutinë e votimit, por ende besonte në
ruajtjen e demokracisë së vendit. Rivotimi ishte më pak për zyrën e kryetarit të
Bashkisë dhe më tepër për ti dhënë përgjigje pyetjes nëse pjesa elementare dhe
e padiskutueshme e procesit demokratik, kutia
e votimit, do të mbijetonte në mandatin e presidentit turk Rexhep Tajip
Erdogan.
Jo vetëm që mbijetoi, por gjithashtu dërgoi dhe
një mesazh shumë të qartë duke i dhënë Imamoglu pushtetin mbi zemrën financiare
të Turqisë. I shoqëruar nga një situatë ekonomike e vështirë, një sistem
politik që ka kaluar vitet e fundit drejt një sundimi të një njeriu dhe akuzat
për korrupsion, votuesit i dërguan një paralajmërim AKP-së se nuk është e
pamposhtur. Zgjedhjet treguan se edhe Erdogan, personaliteti i të cilit është
forca lëvizëse pas partisë së tij, mund të mundet. Erdogan ka krijuar hije të
madhe mbi politikën turke gjatë 16 viteve të tij në pushtet.
Ai ka konsoliduar pushtetin në personin e tij
në dëm të demokracisë turke, por legjitimiteti i tij bazohet në aftësinë e tij
të çuditshme për të fituar zgjedhjet. Presidenti nuk ishte kandidat në këto zgjedhje,
por humbja është personale. Stambolli është vendlindja e tij dhe qyteti ku ai
filloi karrierën e tij politike. opozita shpreson që me Imamoglu ata të kenë
gjetur një karizëm politik për të kundërshtuar Erdoganin. Mesazhet e fushatës shpresëdhënëse
të Imamoglu dhe sjellja e tij e qetë dhe e matur iu paraqet votuesve një
alternativë që ata nuk e kanë parë për një kohë të gjatë. Opozita në Stamboll po
feston, por organi i dytë kryesor i qeverisjes lokale, Këshilli i Qytetit, ende
kontrollohet nga AKP.
Ata do të kenë mundësinë të bllokojnë Imamoglu
nga qeverisja në mënyrë efektive, edhe pse në fjalën e tij të kandidati i AKP
Binali Yildirim u zotua se partia e tij do të punonte me Imamoglu. Kjo mund të
jetë një sfidë për të dyja; Imamoglu mund ti duhet të përballet me një këshill potencialisht
kokëfortë dhe AKP do të duhet të dëshmojë se ata do të jenë efektivë në opozitë.
Në fjalimin e tij të fitores, Imamoglu u tha
mbështetësve të tij: “Natyrisht që do të jeni të lumtur, por të jesh i lumtur
nuk do të thotë se ke thyer zemrën e dikujt. Kjo nuk është një fitore, ky është
një fillim i ri”. Fitorja e tij mund të sinjalizojë një ndryshim në dominimin
politik që Presidenti Erdogan dhe Partia e tij janë mësuar të kenë.