Stamboll, vdekje e mistershme për ish-agjentin sekret britanik

Ish agjenti i shërbimeve sekrete James Gustav Le Mesurier u gjet i vdekur jo shumë larg banesës së tij në Stamboll. Arsyet e vdekjes janë mister, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Le Mesurier prej kohësh ishte zhvendosur në Turqi ku kishte themeluar organizatën “White Helmets” (Helmetat e Bardha), e financuar edhe nga OKB, për trajnimin e vullnetarëve në ndihmë të viktimave të bombardimeve në Siri.

Ish agjenti britanik ishte akuzuar disa herë si spiun aktiv që fshihej pas vullnetarizmit nga Rusia dhe Irani.

Dënohet me 10 vite burg gruaja që mposhti Erdoganin në Stamboll

Kryetarja e Partisë Popullore Republikane (CHP) për Stambollin, Canan Kaftancioglu është dënuar me rreth 10 vite burg për disa postime në Twitter vite më parë. Kaftancioglu njihet si gruaja që i mori Stambollin, Erdoganit pas 25 vitesh, së bashku me kandidatin e CHP për metropolin turk, Ekrem Imamoglu. 47-vjeçarja gjatë deklaratës së saj tha se ky ishte një vendim i marrë nga zyra e Presidentit Erdogan. “Ne fituam, 80 milionë turqit fituan. Nuk do të heq dorë nga mendimet dhe fjalët e mia pavarësisht verdiktit. Koha jonë ka filluar, ai humbi, ne fituam”, tha Kaftancioglu

Vendimi i gjykatës së Stambollit pritet të marrë formën zyrtare në Apel. Kaftancioglu do të qëndrojë e lirë deri në vendimin e Apelit, që nëse konfirmon vendimin e gjykatës për dënim, ajo do të vuaj 9 vite, 8 muaj dhe 20 ditë pas hekurave nën akuzat për “përhapje të propagandës terroriste” dhe “fyerje ndaj figurave publike, përfshirë Presidentin Recep Tayyip Erdogan”.

Në seancën gjyqësore Kaftancigolu shoqërohej nga mijëra persona, përfshirë kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, aktivistë të të drejtave të njeriut, zyrtarë të konsullatave nga shumë shtete që kishin dalë në mbrojtje të saj.

Stambolli “mëkaton” për Liverpool-Chelsea, lokalet shtojnë rezervat e birrës dhe alkolit

Të mërkurën në “Vodafonë Arena” në Stamboll do të luhet finalja e Superkupës së Europës mes Liverpool dhe Chelsea. Tifozët anglez kanë vërshuar prej ditësh në rrugët e Stambollit, teksa presin me padurim përballjen mes ekipeve të tyre të zemrës. Ndërkohë, pronarët e bareve dhe lokaleve në qytetin më të madh të Turqisë, ku do të zhvillohet ndeshja Superkupës së Europës, kanë marrë masa për të ‘plotësuar’ dëshirat e tifozëve britanik. “Ne kemi shumë rezerva birre. Jemi të lumtur për këtë ndeshje”, ka thënë Dogan Ozdemir një pronar bari afër stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja mes Liverpool dhe Chelsea.

Pronarët e lokaleve nuk duan të kapen ‘mat’ nga tifozët anglez, të cilët në vitin 2005 pushtuan lokalet dhe baret e stambollit, pasi Liverpool fitoi në finalen e Champions League kundër Milanit, pas gjuajtjeve të penalltive. Pas kësaj fitoreje, asokohe tifozët e Liverpool ‘pushtuan’ baret e Stambollit, duke konsumuar birrë e pije të tjera alkolike pafund. Mirëpo pronarët e lokaleve nuk ishin pregatitur për  një gjë të tillë në vitin 2005.

 “Ne filluam të shisnim çdo gjë që kishim, u mbarua birra, u dhamë uiski, u mbarua uiski, u dhamë atyre vodka, kur mbaroi vodka, u dhamë xhin dhe në fund ata po pinin raki”, tha pronari i lokalit në Stamboll, që tashmë kërkon që të jetë i përgatitur për të plotësuar kërkesat e tifozëve anglez për pije alkolike. Për këtë ndeshje, Liverpool raportohet të ketë marrë 5973 bileta ndërsa Chelsea ka kërkuar 1314. Stadiumi i Besiktas ka një kapacitet prej 41 mijë vendesh.

Për ndeshjen e së mërkurës janë marrë masa të shumta sigurie, për të parandaluar incidente mes tifozëve. Autoritetet kanë përcaktuar edhe lagjet kryesore të jetës së natës, ku pas ndeshjes tifozët do të mund të festojnë. Ato janë pranë stadiumit “Vodafonë Park Arena”. Ndërkohë, guvernatori i Stambollit ka lëshuar një deklaratë ku detajon masasat e sigurisë që do të zbatohen për këtë ndeshje, përfshirë dhe ndalimin e trafikut në arteriet kryesore që të çojnë në stadium. Gjithashtu, janë ngritur ekipe për urgjencën mjekësore që do të jenë në dispozicion të çdo situate emergjente.

Vota e Stambollit sinjal i humbjes së dominimit të Erdogan në Turqi

Ndryshimi, shpresa dhe një fillim i ri. Ky është premtimi i kryetarit të sapozgjedhur të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Slogani i tij, “Gjithçka do të jetë e madhe”, është në buzët e gjithsecilit në Turqi. Fitorja e Imamoglu në zgjedhjet e përsëritura përforcon opozitën e Turqisë. Ajo merr një frymëmarrje të re në një pjesë të elektoratit turk, që kishte humbur të gjitha shpresat për një fitore në kutinë e votimit, por ende besonte në ruajtjen e demokracisë së vendit. Rivotimi ishte më pak për zyrën e kryetarit të Bashkisë dhe më tepër për ti dhënë përgjigje pyetjes nëse pjesa elementare dhe e padiskutueshme e procesit demokratik, kutia e votimit, do të mbijetonte në mandatin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Jo vetëm që mbijetoi, por gjithashtu dërgoi dhe një mesazh shumë të qartë duke i dhënë Imamoglu pushtetin mbi zemrën financiare të Turqisë. I shoqëruar nga një situatë ekonomike e vështirë, një sistem politik që ka kaluar vitet e fundit drejt një sundimi të një njeriu dhe akuzat për korrupsion, votuesit i dërguan një paralajmërim AKP-së se nuk është e pamposhtur. Zgjedhjet treguan se edhe Erdogan, personaliteti i të cilit është forca lëvizëse pas partisë së tij, mund të mundet. Erdogan ka krijuar hije të madhe mbi politikën turke gjatë 16 viteve të tij në pushtet.

Ai ka konsoliduar pushtetin në personin e tij në dëm të demokracisë turke, por legjitimiteti i tij bazohet në aftësinë e tij të çuditshme për të fituar zgjedhjet. Presidenti nuk ishte kandidat në këto zgjedhje, por humbja është personale. Stambolli është vendlindja e tij dhe qyteti ku ai filloi karrierën e tij politike. opozita shpreson që me Imamoglu ata të kenë gjetur një karizëm politik për të kundërshtuar Erdoganin. Mesazhet e fushatës shpresëdhënëse të Imamoglu dhe sjellja e tij e qetë dhe e matur iu paraqet votuesve një alternativë që ata nuk e kanë parë për një kohë të gjatë. Opozita në Stamboll po feston, por organi i dytë kryesor i qeverisjes lokale, Këshilli i Qytetit, ende kontrollohet nga AKP.

Ata do të kenë mundësinë të bllokojnë Imamoglu nga qeverisja në mënyrë efektive, edhe pse në fjalën e tij të kandidati i AKP Binali Yildirim u zotua se partia e tij do të punonte me Imamoglu. Kjo mund të jetë një sfidë për të dyja; Imamoglu mund ti duhet të përballet me një këshill potencialisht kokëfortë dhe AKP do të duhet të dëshmojë se ata do të jenë efektivë në opozitë.

Në fjalimin e tij të fitores, Imamoglu u tha mbështetësve të tij: “Natyrisht që do të jeni të lumtur, por të jesh i lumtur nuk do të thotë se ke thyer zemrën e dikujt. Kjo nuk është një fitore, ky është një fillim i ri”. Fitorja e tij mund të sinjalizojë një ndryshim në dominimin politik që Presidenti Erdogan dhe Partia e tij janë mësuar të kenë.

Kualifikueset e europianit, Shqipëria U-21 përballet me Turqinë të premten

Kombëtarja U-21 e futbollit ka mbrritur në Turqi, aty ku të premten pasdite (07.2019) do të luajë ndeshjen zyrtare ndaj kombëtares turke të futbollit, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit evropian. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Turqinë U-21.

Skuadra është e plotë, i gjithë grupi me 25 lojtarët e grumbulluar ka zhvilluar paraditen e të enjtes një analizë taktike dhe në urdhërat e trajnerit Bushi kanë zbritur në fushën e stadiumit “Esenyurt Necmi Kadıoğlu”.

Ndeshja do të zhvillohet të premten, në orën 19:30, në Stamboll. Shqipëria ndodhet në grup së bashku me Anglinë, Austrinë, Kosovën dhe Andorrën. Pas ndeshjes me Turqinë, kuqezinjtë do të kthehen në Tiranë për të zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet miqësore me Uellsin në 9 dhe 11 Qershor.

Sakaq, Shqipëria luan ndeshjen e kthimit ndaj Turqisë, pasi në muajin mars të këtij viti, kuqezinjtë u mundën në Tiranë nga përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Turqisë, ndërsa ka barazuar dhe një takim me Andorrën.

Derbi i tretë anglez, Liverpool-Chelsea në finalen e Super Kupës së Europës

Edhe finalja e tretë më e rëndësishme për klube, do të jetë përsëri një “derbi” anglez. Pas përfundimit të finales të së shtunës në Madrid, ku Liverpool fitoi ndaj Tottenham në finalen e Champions League, skuadra e Jurgen Klopp bëhet ekipi i dytë finalist i Super Kupës së Europës për këtë sezon.

Përballë Reds do të jetë skuadra e Chelsea, që fitoi finalen tjetër Europiane, atë të Europa League ndaj Arsenal. Ndeshja finale e Super Kupës së Europës do të zhvillohet më 14 gusht të këtij viti, në stadiumin “Vodafon Park” në Stamboll me kapacitet 41.000 vende.

Për Liverpool kjo do të jetë finalja e parë pas 14 vitesh edhe në Super Kupën e Europës, që prej vitit 2005, kur skuadra aso kohe drejtohej nga Rafael Benitez, që fitoi në finale ndaj CSKA Moskës 3-1 në Monako.

Super Kupa e Europës shihet si ndeshja e parë hapëse e sezonit 2019/20 të futbollit për klube në Europë. Kjo do të jetë hera e parë që finalja e Super Kupës së Europës do të zhvillohet në Turqi.

Kjo do të jetë hera e tetë në historinë 44-vjeçare të Super Kupës së Europës, që dy finalistet do të jenë ekipe nga i njëjti vend. Më herët kanë qenë pesë herë ekipet spanjolle (2006, 2014, 2015, 2016 dhe 2018) dhe dy herë ekipet italiane (1990 dhe 1993). Në finalen e këtij viti të këtij kompeticioni, do të përdoret për herët të par VAR.

Aeroporti i ri i Stambollit synon të jetë Nr.1 në Botë

Turkish Airlines realizoi një ushtrim të përmasave të medha duke transferuar përgjatë fundjavës të gjithë linjat operuese në aeroportin “fringo të ri” të Stambollit.

Aerorporti i ri i Stambollit brenda dy viteve të ardhshme prashikon pritjen e më shumë se 90 milionnë pasagjerëve.  

Nëse fazat e ardhshme të planifikuara të ndërtimit për aeroportin e ri përfundohen sipas planit, ekspertët parashikojnë se aeroporti I ri I Stambollit do të bëhet me I madhi në botë me një kapacitete pasagjerësh prej 200 milion në vit.

Aeroporti ekzistues i Stambollit “Ataturk”, i cili nisi operimet në vitin 1953, do të vijojë të funksionojë normalisht deri në fund të vitit 2019, periudhë gjatë së cilës shumë shërbime do ti kalojnë në mënyrë të vazhdueshme aeroportit të ri.

Autoritet aeroportuale turke bëjnë me dije se nuk kanë asnjë plan për mbylljen e aeroportit të vogël të Stambollit “Sbaiha Gokcen”.

Skip to toolbar