Dopieta e Agueros dhe Sterling i japin fitoren Cityt

Manchester City ka mundur në transfertë Bournemouth, duke mbajtur hapin e Liverpool në renditjen e Premier League. Në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit anglez të futbollit, skuadra e Guardiolas fitoi 1-3 në transfertë. Ishte Aguero ai që hapi serinë e golave në minutën e 15`. Një tentativë e De Bruyne nuk përfudon si duhet në portë, por në këmbët e Agueros që gjendej më i avancuar. Sulmuesi i Cityt nga brenda zonës gjuan dhe gjen rrjetën me lehtësi, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Goli i dytë për ‘Qytetarët’ erdhi në minutën e 43-të me Sterling. Një aksion i bukur i lojtarëve të Cityt përfundon në mënyrën e duhur, me vrapin e Sterling brenda zonës që mposht portierin e vendasve dhe dyfishon për skuadrën e tij. Në kohën shtesë të pjesës së parë, vendasit fitojnë një goditje dënimi. Ëilson kalibron bukur me këmbën e tij dhe dërgon topin në rrjetë, duke ngushtuar shifrat në 1-2.

Mirëpo në pjesën e dytë, Aguero gjen dhe golin e tretë, duke vulosur shifrat në 1-3 për Manchester Cityn në këtë takim. Sulmuesi i Cityt arritit të përfitojë nga një rrëmujë në zonën kundërshtare, duke u mjaftuar me vetëm një shtytje të topit drejt rrjetës dhe 1-3 për Manceshter Cityn. Pas fitores të së dielës, City shkon në kuotën e 7-të pikëve, dy më pak se Liverpool që kryeson renditjen me 9-të pikë, pasi ka marrë tre fitore në tre javët e para të Premier League.

Skip to toolbar