Basha vijon me 30 qershorin, ndërkohë që kritikat ndaj tij shtohen

Lideri i PD, Lulzim Basha vijon me fjalimet tij se pse qytetarët braktisën Ramën në 30 qershor, ndërkohë që akuzat e ashpra për dështimin e opozitën në gjithë këto muaj janë shtuar ndjeshëm. (I fundit ishte Arben Ristani). Basha ka renditur 3 arsye që sipas tij bën që qytetarët të refuzonin Ramën më 30 qershor dhe një ndër to është edhe rezistenca e opozitës që  ka vetëdijesuar shqiptarët dhe u ka vrarë frikën atyre. Në fakt nëse do të qëndronin në këtë pikë opozita me dhunën dhe molotovët e saj trembi jo vetëm qytetarët të votonin, por dëmtoi edhe ekonominë duke larguar turistët dhe investitorët nga vendi. Këto analiza Basha i bëri gjatë një takim informal me strukturat e PD në Malësi të Madhe.

“Me 30 qershor Edi Ramën e braktisën edhe socialistët e ndershëm. Populli e braktisi për tre arsye kryesore:

1. Sepse e kuptoi, që siç thotë edhe raporti I OSBE-ODIHR, 30 qershori nuk ishte për popullin, madje nuk ishte as për PS-në. 30 qershori ishte për Edi Ramën dhe për kriminelët e hajdutët që qeveris. 30 qershori ishte për Paulin Stërkajn, për Ymer Lalën, Emiljano Shullazin, për Damian Gjiknurin, për Ulsi Manjën. Shkurt 30 qershori ishte për një grusht njerëzish që sot duhet të ishin në burg, jo në politikë.

2. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se kriza ekonomike në vend ka arritur një pikë të paimagjinueshme. Njerëzit janë keq për bukën e gojës. Kjo situatë ka një shkaktar dhe një përgjegjës që ka marrë gjithë pasuritë dhe ekonominë e vendit dhe ia ka dorëzuar 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve me të cilët pastron dhe ndan bashkë fitimet. Ky është “babloku I madh” që i thotë Ymer Lala. Është “babloku i madh”  për kriminelët dhe oligarkët, por jo për popullin.  Kriza ekonomike ka një shkaktar dhe ky është Edi Rama.

3. Arsyeja e tretë pse ndodhi 30 qershori është për shkak të rezistencës sonë. Qëndresa jonë ka arritur dy gjëra: ka vetëdijësuar shqiptarët dhe u ka vrarë frikën shqiptarëve” – tha Basha

Basha tha se Rama ka rënë moralisht dhe politikisht, ndërsa premtoi se Partia Demokratike do të ndryshojë Shqipërinë dhe sigurojë që qytetarët të zhvillojnë votime të lira dhe të ndershme. Por sërish Basha nuk thekson se si do ta arrijë këtë gjë.

“Përgjegjësia jonë tani është ta marrim këtë energji të 30 qershorit dhe ta transformojmë në një energji për ndryshimin e Shqipërisë. Ky është premtimi për shqiptarët, jo thjesht largimi I Edi Ramës. Moralisht dhe politikisht ai është I rrëzuar. Detyra jonë kryesore është që kësaj shumice të 30 qershorit t’i japim formën dhe dimensionet e shumicës qeverisëse nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme që mbeten objektivi kryesor I lëvizjes që filluam së bashku me 16 shkurt.”


Dështimet e protestave të opozitës dhe largimi i saj nga çdo lloj pushteti ka bërë që shumë zëra të rëndësishëm figura e të cilëve është e lidhur me Partinë Demokratike, të mos i kursenin akuzat ndaj Bashës si Arben Imami në emisioni “Real Story” , Jozefina Topallit dhe Arben Rinstani. Po për dështimin e qëllimeve të opozitës gjatë këtyre 5 muajve kur do t’i nis analizat Basha?

Skip to toolbar