Dështoi për tu transferuar te Juventus por Luis Suarez mbetet një emër i nxehtë në merkaton e transferimeve. Së fundmi u fol për një kalim të sigurt te Atletico Madrid por dhe kjo pistë po ndërlikohet më shumë se sa parashikohej.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka vendosur veton në këtë operacion duke i mohuar uruguaianit transferimin në Madrid. Drejtuesit e klubit blaugrana nuk dëshirojnë të përforcojnë një rival direkt në La Liga dhe në Champions. Suarez nuk e ka pritur mirë këtë vendim të klubit pasi Atletico nuk bënte pjesë në listën e klube ku nuk duhej të transferohej, në këtë listë përfshiheshin Real Madrid, PSG dhe Man.City. Përballë një bllokade të tillë, Suarez ka kërcënuar se do të qëndroj në Barcelonë deri në përfundim të kontratës, një vendim që do të kishte kosto për klubin pasi janë të detyruar të paguajnë një lojtarë që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Koeman.
Për Suarez gjërat nuk po shkojnë mirë as në Itali pasi testi i tij i gjuhës që iu nënshtrua pak ditë më parë por rezulton një skandal i vërtetë. Guardia di Finanza ushtroi një operacion blic në universitetin e Perugia duke gjetur parregullsi në këtë proces. Gjatë hetimeve ka rezultuar se pyetjet e provimit të italishtes ishin të paracaktuara dhe se pikët e vlerësimit ishin vendosur përpara se Suarez të zhvillonte testimin, një hetim që nëse vërtetohet mund ti heq të drejtën për të marrë pasaportën italiane.