Suarez në telashe, testi i gjuhës italiane rezulton një skandal, bllokohet edhe transferimi te Atletico Madrid

Dështoi për tu transferuar te Juventus por Luis Suarez mbetet një emër i nxehtë në merkaton e transferimeve. Së fundmi u fol për një kalim të sigurt te Atletico Madrid por dhe kjo pistë po ndërlikohet më shumë se sa parashikohej.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka vendosur veton në këtë operacion duke i mohuar uruguaianit transferimin në Madrid. Drejtuesit e klubit blaugrana nuk dëshirojnë të përforcojnë një rival direkt në La Liga dhe në Champions. Suarez nuk e ka pritur mirë këtë vendim të klubit pasi Atletico nuk bënte pjesë në listën e klube ku nuk duhej të transferohej, në këtë listë përfshiheshin Real Madrid, PSG dhe Man.City. Përballë një bllokade të tillë, Suarez ka kërcënuar se do të qëndroj në Barcelonë deri në përfundim të kontratës, një vendim që do të kishte kosto për klubin pasi janë të detyruar të paguajnë një lojtarë që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Koeman.

Për Suarez gjërat nuk po shkojnë mirë as në Itali pasi testi i tij i gjuhës që iu nënshtrua pak ditë më parë por rezulton një skandal i vërtetë. Guardia di Finanza ushtroi një operacion blic në universitetin e Perugia duke gjetur parregullsi në këtë proces. Gjatë hetimeve ka rezultuar se pyetjet e provimit të italishtes ishin të paracaktuara dhe se pikët e vlerësimit ishin vendosur përpara se Suarez të zhvillonte testimin, një hetim që nëse vërtetohet mund ti heq të drejtën për të marrë pasaportën italiane.

Barcelona mbetet pa sulmues, pas Messi-Suarez, dëmtohet Dembele

Nuk kanë fund lajmet e kqija për Barcelonën këtë fillim sezoni. Pasi u mund në ndeshjen e  parë të La Ligas nga Atletiko Bilbao, duke humbur Luis Suarez që u dëmtua gjatë lojës, si dhe në mungesë të Lionel Messit, i dëmtuar në stërvitje disa ditë më parë, skuadra katalanase ka humbur dhe një tjetër lojtar.

Ousmane Dembele do të mbetet të paktën pesë javë jashtë ekipit “Blaugrana”, pasi të hënë gjatë stërvitjes është dëmtuar. Lajmin e ka dhënë klubi i Barçës në faqen zyrtare, duke trishtuar jo pak tifozët. Kështu, Barcelona humbet tre nga sulmuesit kryesor të ekipit, Messi, Suarez dhe Dembele.

Francezi u aktivizua gjatë ndeshjes me Atletiko Bilbao, duke e nisur si titullar takimin, pavarësisht se nuk arriti të linte përshtypje në skuadër. Ky është dëmtimi i pestë në karrierën e sulmuesit francez. Në fillim të transferimit të tij te Barcelona, për shkak të një dëmtimi, Dembele humbi 20 ndeshje me skuadrën, ndërsa në fund të sezonit të kaluar, ai mbeti katër javë jashtë fushe për shkak të dëmtimeve në ligament.

Copa America/ Suarez ‘mallkim’, Uruguai kthehet në shtëpi, Peruja në gjysmëfinale

Peruja do të jetë kundërshtari i radhës i Chilit në gjysmëfinalen e Copa America, pasi mundi Uruguain në çerekfinale. Një ndeshje e ekuilibruar në mbajtjen e topit, por jo në aksionet sulmues. Skuadra e Tabarez bëri gjithçka mirë, duke krijuar të paktën 3 raste të pastra për gol, kundër asnjë rasti të kundërshtarit, por para portës gjithçka shkoi keq.

Për këtë arsye, në të dyja pjesët, portat mbetën të paprekura kështu ndodhi edhe pas kohës shtesë, duke shkuar drejt penalltive. Këtu u vendos gjithçka. Ai që pritej të ishte heroi i takimit, Luis Suarez, u shndërruar në “djall” për tifozët uruguaian. Sulmuesi i Barcelonës mori përsipër të gjuante i pari nga pika e bardhë, por gjuajtja e tij nuk shkon në rrjetë. Kjo u jep zemër peruanëve, të cilët gjuajnë të dytët në radhë, duke mos gabuar në asnjërën prej pesë gjuajtjeve.

Pavarësisht se dhe lojtarët e Uruguait, nuk gabojnë më, penalltia e humbur nga Suarez mjaftoi që Uruguai të kthehet në shtëpi. Javën e ardhshme do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale, ajo mes Brazilit dhe Argjentinës, një finale e parakohshme, dhe Chilit dhe Perusë, nga ku do të dalin dy ekipet finaliste të Copa America.

Skip to toolbar