Edhe finalja e tretë më e rëndësishme për klube, do të jetë përsëri një “derbi” anglez. Pas përfundimit të finales të së shtunës në Madrid, ku Liverpool fitoi ndaj Tottenham në finalen e Champions League, skuadra e Jurgen Klopp bëhet ekipi i dytë finalist i Super Kupës së Europës për këtë sezon.
Përballë Reds do të jetë skuadra e Chelsea, që fitoi finalen tjetër Europiane, atë të Europa League ndaj Arsenal. Ndeshja finale e Super Kupës së Europës do të zhvillohet më 14 gusht të këtij viti, në stadiumin “Vodafon Park” në Stamboll me kapacitet 41.000 vende.
Për Liverpool kjo do të jetë finalja e parë pas 14 vitesh edhe në Super Kupën e Europës, që prej vitit 2005, kur skuadra aso kohe drejtohej nga Rafael Benitez, që fitoi në finale ndaj CSKA Moskës 3-1 në Monako.
Super Kupa e Europës shihet si ndeshja e parë hapëse e sezonit 2019/20 të futbollit për klube në Europë. Kjo do të jetë hera e parë që finalja e Super Kupës së Europës do të zhvillohet në Turqi.
Kjo do të jetë hera e tetë në historinë 44-vjeçare të Super Kupës së Europës, që dy finalistet do të jenë ekipe nga i njëjti vend. Më herët kanë qenë pesë herë ekipet spanjolle (2006, 2014, 2015, 2016 dhe 2018) dhe dy herë ekipet italiane (1990 dhe 1993). Në finalen e këtij viti të këtij kompeticioni, do të përdoret për herët të par VAR.