Ndërsa Shqipëria dhe Europa janë goditur nga vala e të nxehtit afrikan, në pjesën aziatike të botës, erërat e forta dhe përmbytjet janë duke shkaktuar viktima.
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë krijuar tajfunin Lakima në Kinë, duke shkaktuar mbi 28 të vdekur dhe 10 të zhdukur, ndërsa pritet që bilanci të rritet. Si pasojë e përmbytjeve, mbi 1 milion njerëz janë evakuuar, ndërsa problem mbeten rrëshqitjet masive të dheut.
Tajfunin Lekima goditi fillimisht në orët e para të së shtunës Wenling, midis Tajvanit dhe kryeqytetit të Kinës, Shanghait. Stuhia u cilësua në fillim si një “super tajfun” por u dobësua më vonë kur erërat arritën shpejtësinë 187 km/orë. Tajfuni pritet të godasë Shangani, i cili ka më shumë se 20 milionë banorë.
Bllokimi i rrugëve, përmbytje, rëniet e pemëve, shkatërrimi i shtëpive, rrëshqitjet e dherave dhe mungesa e energjisë elektrike janë kthyer në pamjen e zakonshme që zonat që janë goditur nga tajfuni.