E shtuna ka qenë një ditë e ngjeshur me takime për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai ka nisur ditën në selinë blu, që herët në mëngjes me takime me krerët e degëve të PD-së në qytete të ndryshme të vendit.
Pas këtyre takimeve është vendosur që kreu i PD-së, Basha të nisë të hënën një tur në 12 qarqe të vendit. Turi që do të ndërmarrë kreu i PD-së, është quajtur “Turi Kombëtar i Shpresës” dhe në kuadër të tij Basha do të zhvillojë takime në të gjitha bashkitë e vendit.
Turi do të nisë të hënën më 4 nëntor në
Elbasan, për të vazhduar të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten
në Vlorë, të premten në Krujë. Më pas në bashkitë e tjera.
Basha ka porositur krerët e PD-së në rrethe që
të mbajnë kontakte me strukturat dhe të verifikojnë listat e zgjedhësve.
Një delegacion i Komisionit të Venecias do të
zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë, në 18 dhe 19 shtator. Qëllimi i kësaj
vizite, ndryshe nga ajo e pak ditëve më parë, nuk është shkarkimi i Ilir Metës.
Delegacioni i Venecias do të zhvillojë vizitën në kuadër të përgatitjes së një tjetër
opinioni në lidhje me projektligjin për pasuritë e paluajtshme.
Vizita është parashikua të zhvillohet në dy
ditë, si në atë të javës së kaluar. Në axhendë janë parashikuar takime me përfaqësues
të disa Ministrive (Drejtësisë, Brendshme, Financës dhe Ekonomisë, Evropës dhe
Punëve të Jashtme, etj.
Takime do të ketë edhe me Avokatin e
Popullit, Avokatin e Shtetit, përfaqësues të sistemit gjyqësor në vend, shoqërisë
civile si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare të pranishëm në vend.
Edhe drafti i opinionit për ligjin e pasurive
të paluajtshme është parashikuar të diskutohet në seancën plenare të tetorit
2019, ku veç të tjerash do të diskutohet dhe drafti i opinionit të kërkuar nga
Parlamenti për shkeljet ose jo të Kushtetutës nga Ilir Meta.
Në mesin e javës së kaluar, një delegacion tjetër i Komisionit të Venecias, zhvilloi një vizitë në vendin tonë, pikërisht për çështjen e shkarkimit të Ilir Metës, ku patën takime të rëndësishme në dy ditë me përfaqësues të politikës shqiptare.
Frika për influencën ruse në Ballkanin
Perëndimor, të paralajmëruar, jo vetëm nga SHBA, por edhe nga BE, do të sjellë në
Tiranë një të dërguar special nga Departamenti i Shtetit. Drejtori për Europën Qendrore
dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik, do të jetë
këtë javë në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e lartë të shtetit
shqiptar.
Vizita e tij ndodh në një moment kyç të vendit
tonë, pikërisht pak javë para vendimit për negociatat me BE, por edhe në kohën
kur kriza ka mbërthyer klasën politike, ndërkohë që kreu i opozitës, Lulzim
Basha, është vënë nën akuzë nga prokuroria shqiptare për pastrim parash dhe
falsifikim dokumentesh për paratë e përdorura për të lobuar në SHBA për të
cilën po hetohet edhe nga FBI. Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650
mijë dollarëve në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Prokuroria
deklaron se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga “Biniatta Trade”,
që rezulton një kompani fantazmë, e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe
është në pronësi të rusëve dhe pjesë e një zinxhiri kompanish të regjistruara
në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”.
Megjithatë, ky nuk është shqetësimi i vetëm për
influencën ruse në Ballkanin Perëndimor, e sidomos në Shqipëri, duke parë edhe zhvillimet
e fundit në vend, ku mediat ruse i kanë bërë jehonë deklaratave të kreut të shtetit,
Ilir Meta kundër amerikanëve dhe reformës në drejtësi. Një prej tyre ka qenë portali
rus regnum.ru i cili ka pasqyruar çdo deklaratë të presidentit shqiptar gjatë
dy muajve të fundit. Vetëm dy ditë më herët portali ka pasqyruar sulmin e
presidentit Meta kundër asaj që ai e cilëson si “Ramaforma” dhe që akuzon
kryeministrin që së bashku me amerikanët kanë penguar hedhjen e shortit për
KED-në dhe zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese.
Duke marrë shkas nga këto fakte dhe nisur nga
fakti që SHBA është partner strategjik i Shqipërisë prej vitesh, diplomati
amerikan pritet të ketë një sërë takimesh me politikën shqiptare. Sipas Vizion Plus,
diplomati amerikan do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike,
Lulzim Basha ditën e enjte, i cili pra është nën akuzë 650 mijë USD, që
dyshohet se janë para ruse.
David Kostelancik është një diplomat karriere.
Më parë ai ka qenë pjesë e stafit të ambasadës amerikane në Tiranë dhe e njeh
shumë mirë situatën politike në Shqipëri, por edhe politikën e rajonit. Influenca
ruse ka shqetësuar SHBA dhe BE, jo vetëm për Ballkanin, por edhe për vendet e
tjera, anëtare të BE. Para pak kohësh, Merkel deklaroi se paratë ruse po
përdoren për financimin e partive populiste, ndërkohë që Ministri italian i
Brendshëm Mateo Salvini po përballet së fundi me akuzat se ai ka përfituar
financime nga kompani ruse për fushatën zgjedhore, ashtu si Basha në Tiranë. / Realstory.al
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu
shkruan në një postim në facebook se Shqipëria është në prag konflikti, ndërsa bën
një panoramë të takimeve të zhvilluara në Gjermani.
Mediu shkruan se ka informuar deputetët
gjermanë me situatën politike në Shqipëri, ndërsa ka marrë mbështetje nga disa
prej tyre se do të ndalin “marrëzinë e Ramës”.
Postimi i plotë i Fatmir Mediut:
Në takimin e Berlinit zhvillova takime në
Bundenstag me anëtarë të Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD, Volkmar Klein,
Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schëartz, Bernd Rutzel etj.
Shqetësimi në Gjermani për korrupsionin dhe
krimin e organizuar në Shqipëri, janë prezent në çdo takim.
Informacionet zyrtare Gjermane dhe Britanike
tregojnë se krimi i organizuar, trafiku i drogës me ndikim dhe lidhje në
qeverinë shqiptare, është një problem serioz që ka tejkalur Shqipërinë. Ai
është prezent në shumë vende të Europës.
Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht
është shkatërruar sistemi kushtetues, qëllimisht po shkatërrohet pluralizmi
politik. Vjedhja e votave nga bandat, me urdhër të Rilindjes në 2017, e kanë
futur Shqipërinë në një krizë të paprecedente.
Rama po kërkon të zhvillojë zgjedhje farse në
30 qershor, vetëm me një kandidat, të zgjedhur prej tij.
Shqipëria është në prag konflikti, prandaj mbështetja e Bundestagut, veçanërisht deklarata e Z Johann Wadephul, dhe Christian Schmidt, janë një mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi
një vizitë zyrtare në Pentagon, e dyta brenda një viti, ku u prit nga sekretari
i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan.
Ministrja e Mbrojtjes i cilësoi Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, një mik i madh dhe aleat i popullit shqiptar. Sipas saj,
fati i rajonit do të kishte qenë ndryshe pa mbështetjen e aleatit strategjik.
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen e qeverisë
shqiptare për administratën e amerikane për të qëndruar në mënyrë të vendosur
me ne, në reformat kryesore që po ndërmarrim për të ndërtuar institucione më të
forta demokratike dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Veçanërisht për
reformën në sistemin tonë të drejtësisë, i cili është vendimtar për procesin e
pranimit në BE. Shpresojmë që brenda këtij viti të nisim punimet në bazën e
parë ajrore të Aleancës në rajonin tonë, në Kuçovë, një zhvillim që besoj se e
njeh rolin e Shqipërisë si një spirancë e stabilitetit në rajon dhe rrit
rëndësinë tonë strategjike për Aleancën në tërësi”, tha ministrja Xhaçka.
Ajo siguroi zyrtarin e lartë amerikan se
Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleat i denjë.
“Gjithmonë mund të mbështeteni tek ne, sa herë
që të lindë nevoja. Ushtarët tanë janë ushtarët tuaj”, tha ajo.
Për sekretarin Shanahan, Shqipëria është një
partner i fortë, ndërsa nënvizoi ndër të tjera angazhimin e vendit tonë në
misionet paqeruajtëse si dhe objektivin e qeverisë shqiptare për t’i dedikuar
mbrojtjes, 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Marrëdhënia mes dy vendeve është e fortë. Dua
t’ju falenderoj për kontributin dhe faktin që keni qenë një aleat model”, tha
ai.
Sa i takon rrezikut rus në rajon, dy zyrtarët
e lartë të mbrojtjes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës
deklaruan se dy vendet janë partnerë të fortë edhe përballë këtij rreziku.
Gjatë vizitës në Ëashington të ministres së
Mbrojtjes, Olta Xhaçka, një tjetër lajm i mirë ishte marrëveshja me
Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për modernizimin e Forcave të Armatosura
shqiptare, veçanërisht të Forcës Ajrore, përmes marrjes së disa helikopterëve
“Black Haëk”.
Marrëveshja, gjithashtu parashikon edhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve si dhe trajnim të vazhdueshëm të pilotëve dhe teknikëve shqiptarë.