“Lobimi rus është pastrim i pastër parash. Luli duhet të shpjegohet”

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e së premtes me një kafe elektorale me banorët e njësisë 11 në Tiranë ku i pranishëm ishte dhe kandidati i PS-së për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Në këtë bisedë me banorët Rama komentoi thirrjen e Bashës si i pandehur nga prokuroria për lobimin e PD-së në SHBA përmes një kompanie ruse.

Rama tha se nuk kishte shumë informacion dhe pyeti deputetin Ulsi Manja, i cili i tha se Basha është thirrur për financimin e fushatës në SHBA.

Kryeministri tha se ai financim është pastrim i pastër parash dhe për këtë PD dhe Luli duhet të japin llogari.

“Lobimi rus i PD-së është pastrim i pastër parash. Luli duhet të shpjegohet. Imagjino po ta kishim bërë ne, se ç’do bënin ata”, tha Rama, i cili tregoi mesazhin e një qytetari në facebook.

“Më kishte shkruar njëri në Facebook “Luli ekperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund të duroj mileti pa u çmend”, tha kryeministri.

Të enjten pasdite prokuroria thirri si të pandehur kryetarin e PD dhe dy funksionarë të lartë të kësaj partie për lobimin prej 675.000 dollarësh në SHBA, para që dyshohet se vijnë nga financues rusë.

Në takimin e sotëm në Tiranë, nuk u la pa u komentuar dhe vendimi i Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve. Rama tha se po firmose një dokument, nuk mund të çfirmosësh më atë, duke nënkuptuar se çdekreti i Metës nuk ka asnjë vlerë.

“Rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjërat të bëhen me ligjet. Befasi për historinë e Republikave parlamentare në botë, jo më në Shqipëri. Hodhe firmën, nuk e çfirmos dot firmën. Është fjala, pastaj firma. Është pjesë e planit, nuk është lajthitje”, tha Rama.

ERTV Live😊: Me banorët e Njësisë Administrative Nr.11 TIRANË #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 14. Juni 2019
Skip to toolbar