Taksia “fluturuese” , e ardhmja e transportit në Paris

Parisi prej vitesh është duke u përballur me ndotjen e lartë mjedisore për shkak të transportit. Duket se autoritete kanë gjetur një zgjidhje që ka të bëjë me transportin publik të qytetit.

Shërbimi publik duket se do të fokusohet tek Lumi Sena përmes taksive “fluturuese” të quajtura Bubble (flluskë).

Kjo taksi “fluturuese” do të funksionojë me energji elektrike përmes ujit të lumit Sena dhe krenohet se ka zero ndotje dhe zhurmë. Ndërtimi i saj kushton rreth 200,000 €  dhe do të arrijë një shpejtësi maksimale prej 18.6 km /orë. Shërbimi mund të nisë që në pranverën e 2020.

Paris ka një nga rrjetet më të dendura të transportit urban në botë, me më shumë se 650 trena që funksionojnë njëkohësisht . Për të luftuar ndotjen, Paris shtrëngoi rregullat duke ndaluar makinat me motorë nafte të viteve  2001 -2005 dhe kamionëve nga 2006 – 2009 brenda zonës unazore  të qytetit. Këshilli i qytetit planifikon të shtrëngojë vazhdimisht rregullat deri në vitin 2030, kur do të lejohen vetëm makina elektrike ose me karburant me hidrogjen në rrugët e Parisit.

Skip to toolbar