Një person në gjendje të dehur ka terrorizuar banorët e një lagje në Poloni, ku është shfaqur me një tank të blinduar në mes të rrugës. Policia ka ardhur menjëherë në vendngjarje, pas telefonatave alarmuese të banorëve.
Brenda tankut u gjet një burrë, 49 vjeç, në gjendje të dehur i ulur në vendin e shoferit. Personi ishte i ngarkuar që të ngiste tankun, dhe ishte urdhëruar ta çonte atë në një vend për t’u riparuar, por si duket në gjendje të dehur, 49-vjeçari ka preferuar të hyjë në mes të qytetit. Ai pritet të dënohet nga 2-8 vite burg për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për krijimin e një situate të rrezikshme për jetën e qytetarëve.