Elbasani nuk gjen qetësi, sherr e të shtëna gjatë natës në një lokal

Një incident ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në një lokal në Bulevardin “Aqif Pasha”, në qytetin e Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se ka pasur një sherr mes disa të rinjve, ku është qëlluar edhe me armë zjarri.

Menjëherë pas ngjarjes, qyteti i Elbasanit është “blinduar” me forca policore që kanë ushtruar kontrolle pothuajse kudo.

Ende policia nuk ka dhënë asnjë informacion për incidentin, i cili sipas qytetarëve ka ndodhur në një nga lokalet më të njohura të Elbasanit.

E rëndë, të shtëna me armë zjarri në Spitalin e Fierit, tre persona të plagosur

Të paktën tre persona mësohet se janë plagosur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit, pas disa të shinave me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urgjencës së qytetit të Fierit,  ku paraprakisht dyshohet se janë konfliktuar dy grupe të rinjsh.

Gjithashtu, nga raportimet paraprake dyshohet se një person është futur në spitalin e Fierit duke mbajtur amrë zjarri. Tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekim.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes disa të rinjve. Ndërkohë, Policia e fierit ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur më rrethanat e ngjarjes.

Ende nuk dihen emrat e personave të plagosur dhe autorët e kësaj ngjarje.

Vijon…

Vlorë, vritet administratori i Kotës

Ka mbetur i vdekur kreu i njësisë administrative në fshatin Kotë të Vlorës, Argjil Gjoka.

Ai ka ndërhyrë në një sherr mes dy personave dhe është qëlluar me armë zjarri. Në fillim ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Mavrovë, ku Gjoka mësohet se ndërhyri në sherrin mes dy vëllezërve që po konfliktoheshin për çështje pronësie, por në tentativë për t’i ndarë ata mori një plumb në gjoks.

E njoftuar për ngjarjen policia është në vendin e ngjarjes ndërsa autorët, të identifikuar nga policia, ende nuk janë kapur.

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person. Arrestohet autori

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Dorëz të Tiranës, mesditën e së shtunës. Një person ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa autori i krimit është arrestuar nga policia.

Mësohet se dy personat e konfliktuar janë kushërinj.

I plagosuri Enver Karaj u transportua drejt spitalit për të marrë shërbimin e duhur mjekësor, ndërsa në pranga ka rënë Flamur Karaj.

 Nuk dihet ende arsyeja e sherrit mes tyre.

Skip to toolbar