Tronditet SHBA, pas Tekasit, sulm në Ohio, shënohen 7 viktima

Pak orë pas sulmit me armë zjarri në Teksas, ku kanë humbur jetën të paktën 20 persona, Shtete e Bashkuara të Amerikës janë tronditur përsëri. Në Dejton të Ohios është raportuar një tjetër sulm me armë zjarri, i ndodhur pas mesnate në një lokal, ku mendohet se janë vrarës të paktën 7 persona dhe janë plagosur 24 të tjerë.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 01:55 të mëngjesit me orën lokale të Ohajos (rreth orës 08:55 me orën tonë lokale). Policia e Ohios ende nuk dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen, raportojnë mediat amerikane.

Ndërkohë, vetëm pak orë para këtij sulmi, në Teksas, në qendër tregtare në El Paso, u shënuan të paktën 20 të vdekur dhe mbi 26 të plagosur pas një sulmi me armë zjarri.

Mediat raportojnë se autori i këtij sulmi është një mashkull i bardhë 21-vjeçar. 20 minuta pas sulmit, vrasësi i dyshuar postoi një manifest ku shprehte urrejtjen në internet ndaj komuniteti hispanik, duke akuzuar se “kanë zaptuar SHBA dhe vlerat e njerëzve të bardhë”. “Kjo është gjenerata e fundit e bebeve të bardha” në Amerikë, ka shkruar vrasësi i dyshuar i ngjarjes në El Paso të Teksasit.

Qëllohet me armë zjarri në qendrën tregtare, dyshohet për 18 viktima

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në një qendër tregtare në El Paso të Teksas. Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare “Cielo Vista Mall”, ndërsa CNN raportin se ka viktima dhe të plagosur.

Lajmi u bë i ditur nga vetë policia përmes një statusi në Twitter ku u kërkonte njerëzve të qëndronin larg zonës. Policia ka evakuuar banorët dhe ka mbyllur dyqanet rreth qendrës tregtare. CNN raporton se policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, ndërsa flitet dhe për viktima. Ende nuk ka një numër të saktë të tyre apo arsyet pse personat filluan të gjuanin me armë zjarri.

Disa persona janë transportuar në spital, thotë policia e El Paso, ndërsa mendohet se rreziku i një tjetër kërcënimi me armë është zhdukur. Stacioni televiziv lokal KTSM raporton se 18 persona kanë vdekur brenda dyqanit Walmart, por ende nuk dihet asgjë me siguri.

Teksas, hyn në ndërtese e armatosur, një grua merr peng disa persona

Një grua ka hyrë e armatosur në një qendër shtetërore në El Paso në Teksas. Pasi kaloi e armatosur punonjësit e sigurisë, ajo morri disa persona peng, por më pas i la ato të lirë.

Forca të shumta të policisë kanë rrethuar ndërtesën e Komisionit të Shëndetit dhe Sigurimeve Njerëzore dhe kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë punonjësve. Gruaja e armatosur është e mbyllur e vetme në një zyrë dhe nuk ka shprehua asnjë kërkesë ndaj policisë e cila ndodhet jashtë ndërtesës.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar atë të ndërmarr këtë hap, ndërsa policia nuk jep të tjera informacione.

Skip to toolbar