Policia njofton se ka gjobitur 758 shoferë të cilët janë kapur duke përdorur telefonin celular gatë drejtimit të makinës.
Përdorimi i telefonit në timon është shkelje e rregullave të qarkullimit dhe shpeshherë është faktuar se përbën shkak për aksident, ndaj policia ka zbritur në terren agjentë civilë që po monitorijnë dhe po kapin me video shkelësit e rregullave të qarkullimit.
“Nisur nga rreziku potencial, që mbart përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nga fakti që në shumë aksidente rrugore, është provuar se shkak është bërë përdorimi i aparatit celular, rrugorët e kryeqytetit janë angazhuar me forma kontrolli nga me efikaset, përfshi edhe agjentët civilë, të cilët monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Duke vlerësuar si trend negativ, gjithmonë e më shumë, përdorimin e aparatit celular. Policia rrugore e Tiranës do të vijojë në mënyrë permanente me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit janë verifikuar dhe ndëshkuar 758 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit”, njofton Policia.