Rama: Teatri i ri në tokën e të vjetrit, s`do paguajnë qytetarët për ndërtimin

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës që mbajti në konstituimin e këshillit të ri bashkiak të Tiranës, ka folur edhe për një nga temat më të nxehta të debatit publik në vend, shembja e Teatrit Kombëtar. Rama u shpreh se teatrit nuk do t`i merret asnjë centimetër truall nga ai që është aktualisht.  “Teatri ka kaq shumë dekada të humbura dhe do t’i jepet fund lumenjve të marrëzisë. Nuk duam të zgjatem me këtë temë të stërgjatur, por është kthyer në teme ditë nga kundërshtarët tanë të dëshpëruar. Është vendi për të thënë , se e para, ndryshe nga sa shpifet, asnjë cm truall brenda kufijve të sotëm të Teatrit nuk do të përdorët për asgjë tjetër përvecse për Teatrin e ri”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë saktësoi se trualli që do t`i jepet privatit për ndërtim është një hapësirë skandaloze parkimi, e cila nis pas murit fundor të teatrit, dhe do të jepet në këmbim të investimit që privati do të bëj për ndërtimin e teatrit të ri. “Trualli i bashkisë që i kalon privatit për ndërtim, është hapësirë skandalozë parkimi, ajo gjendet pas murit fundor të Teatrit. Ai truall do të jepet në këmbim të investimit, që privati do të bëjë për ndërtimin e godinës së teatrit, që ka një kosto të papërballueshme për qeverinë dhe bashkinë. Bashkimi i interesave publike dhe private është ideal për qeverinë dhe bashkinë, pasi nuk i kushton taksapaguesve asnjë qindarkë. Pasi vendi përfundon më në fund një teatër të ri, sepse zhvillimi i zonës së kalbur pas kufirit ku ndodhet teatri i jep Tiranës më shumë jetë, duke ndriçuar një zonë të zymtë”, tha Rama.

Në fund të fjalës për teatrin, Rama tha se godina aktuale nuk mund të restaurohet pasi është e pamundur për shkak të materialit që ndërtuar struktura e teatrit. “E katërta, as nuk po shembin ndonjë vlerë të rrallë arkitektonike. Madje është merita e jonë, që pjesa e çmuar që i përket asaj kohe doli nga zona ku ishte errësuar. Edhe sikur të donim ta ruanim dh eta restauronim ngrehinën e sotme të Teatrit do ishte thuajse e pamundur, por edhe e kotë dhe absurd. Materiali I asaj ngrehine ka jetëgjatësi të përcaktuar, ai material është i parikuperueshem. Por do ishte edhe e kotë, pasi ajo ngrehinë nuk ka as vlera dhe as kushte. Pakica që proteston e bën në emër të disa vlerave imagjinare”, tha Rama.

Meta kritika qeverisë: Ndërtimet pa kriter po shkatërrojnë tokën

Në ditën botërore të Tokës, presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh sensibilizues për të gjithë, për të mbrojtur tokën dhe mjedisin, ndërsa ka bërë edhe kritika drejtuar qeverisë, duke thënë se ndërtimet pa kriter po shkatërrojnë kurorat e gjelbra. Ai gjithashtu shkruan se fushatat mediatike për mjedisin nuk janë gjë tjetër veçse propagandë që nuk ndryshon asgjë.

“Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.

Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund! Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!  Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”, shkruan Meta.

Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët,…

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 22 avril 2019
Skip to toolbar