Divorci i Allegrit me Juven, gjithçka ishte “fake”

Eleminimi nga Champions League, pavarësisht fitores së kampionatit për të tetin vit radhazi, nuk ishte një moment i mirë për Juventusin. Ardhja e Cristiano Ronaldos krijoi iluzione se Max Allegri do t’ia dilte këtë sezon, por nuk ndodhi kështu.

Mediat kanë spekuluar gjatë ditës së djeshme, por dhe sot, se Allegri është shumë pranë divorcit me klubin torinez. Madje, disa syresh shkuan më tej, duke i gjetur dhe klubin e ardhshëm.

Megjithatë, media italiane “Tuttosport”, shkruan sot pasdite se Juventus nuk ka asnjë divorc me trajnerin Allegri. Megjithatë, thekson gazeta, e ardhmja e tij nuk është aspak e sigurtë.

Gjatë ditës së djeshme u përfol se do të kishte një takim mes Allegrit dhe Agnellit në qendrën stërvitore të klubit, ku do të diskutohej çështja e vazhdimësisë.

Mirëpo Drejtori i klubit torinez, Fabio Paratici, ka mohuar këto deklarata. “Ne kemi qenë të gjithë në vende të ndryshme. Këto dy javë nuk ka pasur asnjë rast që Allegri të takohet me presidentin”, shkurtimisht drejtori i Juves.

Skip to toolbar