Nuk u shmangën as nga derbi i së premtes tensionet në fushën e lojës. Futbollisti i Partizanit, Lorenc Trashi pati një përplasje me sulmuesin e Tiranës, Michael Ngoo.
Të dy lojtarët shfaqën tensione gjatë një momenti të ndeshjes në pjesën e dytë.
U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të të dyja ekipeve për të evituar një tension të mëtejshëm.
Gjithashtu, arbitri i ndeshjes Enea Jorgji i ndëshkoi të dy futbollistët me karton të verdhë.
Kujtojmë se dhe në ndeshje të kaluara mes Partizanit dhe Tiranës ka pasur përplasje mes lojtarëve por edhe tifozëve. Fatmirësisht, këtë herë “sherri” u shua shpejt.