I kishin fshehur në trup, shqiptarit dhe bullgares u sekuestrohen 25 mijë euro në Kapshticë

Policia kufitare në Doganën e Kapshticës sekuestroi një shumë monetare prej 25 mijë eurosh, ndërsa janë proceduar penalisht dy persona. Sipas një informacioni zyrtar, mësohet se gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Kapshticës, në dalje nga Shqipëria, u krye kontrolli ndaj dy shtetasve.

Konkretisht, gjatë kontrollit të shtetasit me inicialet J.R. 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetases bullgare me inicialet D.D., 31 vjeçe, u gjetën 25 mijë euro.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.

Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve.

Gjendet një person i mbytur në Kurbin

Është gjetur trupi i pajetë i një personi pranë një ure në lumin e ndodhur në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Luigj Gjeloshi, i cili dyshohet të jetë mbytur në lumë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë ambulanca dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 54-vjeçarit

Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Skip to toolbar