1 milionë turistë të huaj në 20 ditë, Rama: Ta kthejmë turizmin në fuqi ekonomike

Turizmi është një sektor që ka një peshë të madhe në ekonominë e Shqipërisë, një vend që gjithmonë e më shumë po lakmohet nga të huajt. Kjo vihet re në shifrat në rritje të turistëve të huaj që preferojnë të shohin bukuritë e Shqipërisë.

Vetëm në 20 ditët e para të gushiti, kanë hyrën plot 1 milionë turistë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, i cili publikoi edhe foton e “turistet së 1 miliontë”, vajza e vogël Luisa nga Austria që kishte ardhur për pushime në Shqipëri së bashku me familjen duke hyrë nga porti i Sarandës. Luisa mori nga ministri i turizmit, Blendi Klosi një surprizë të këndshme, që e identifikon atë si turistja e 1 miliontë.

Kjo shifër tregon se numri i të huajve që ka hyrë në vendin tonë gjatë gushtit vetëm në këto 20 ditë është rritur me 16.5 % më shumë se sa numri i të gjithë turistëve të huaj gjatë gjithë muajit gusht të 2018.

Rama tha se kjo rritje rrit përgjegjshmërinë jo vetëm të qeverisë dhe bashkive për të investuar edhe më shumë në këtë fushë, por edhe të qytetarëve që të japin kontributin e tyre që nga kujdesi i mjedisit deri tek mikpritja që duhet të bëjnë.  Kryeministri Rama theksoi se turizmi është një fuqi zhvillimi ekonomik e social për vendin dhe se duhet të punojmë që ta kthejmë atë në një burim krenarie kombëtare.

“Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz që patriotizmin duhet ta masim në radhë të parë me kontributin në pastërtinë e mjedisit, respektimin e rregullave dhe në rrezatimin e traditës shqiptare të mikpritjes. Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social.”-shkruan Rama në facebook.

TURISTI I 1 MILION-të😍Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pashaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës,…

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 20. August 2019

Makina bie nga 30 metra lartësi në Ishëm, shpëtojnë 9 turistët polakë

Një makinë tip fuoristradë me 9 turistë të huaj polakë ka rënë në një greminë në Ishëm. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 18:00 në afërsi të fshatit Bizë të Ishmit. Makina ka rënë nga 30 metra lartësi, por fatmirësisht të 9 turistët polakë janë jashtë rreziku për jetën. Ato kanë marr disa fraktura, por pa pasoja të rënda dhe po marrin mjekimin e duhur në spitalin e Durrësit.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit dhe mos njohjes së terrenit nga turistët polak, të cilët po ktheheshin nga Gjiri i Lalzit.

Dy turistë të huaj aksidentohen në Sarandë, transportohen me helikopter në Tiranë

Pasditen e të dielës në Sarandë ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë dy turistë të huaj. Mësohet se në aksident janë aksidentuar me motor në Sarandë. Bëhet fjalë për një shtetas italian dhe një suedez, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda nga aksidenti.

Për këtë arsye është bërë dërgimi i tyre drejt Spitalit të Traumës me helikopter. Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka shkuar në rrjetet sociale për këtë ngjarje.

“Dy turistë të huaj janë shpëtuar falë ndërhyrjes në kohë të Njësisë së Helikopterëve dhe koordinimit të shërbimit në territor nga Urgjenca Mjekësore. Dy të rinjtë e aksidentuar, një shtetas suedez dhe një shtetas italian janë transportuar në kohë nga spitali i Sarandës drejt Spitalit Universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor. 281 misione me autoambulancë dhe 4 me helikopter janë kryer në zonat turistike që prej nisjes së sezonit veror”, shkruan Manastirliu.

Skip to toolbar