Dy turiste, një gjermane dhe një polake, që u raportuan të zhdukura në “Bjeshkët e Namuna”, janë gjetur. Lajmin e ka dhënë Drejtori i Parkut Kombëtar, Admir Laliç, shkruan gazeta Express.
Ato ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi, ndërsa makina e tyre ishte gjetur e parkuar në Plavë. Maturitetet shqiptare, kosovare dhe ato malazeze, nisën kërkimet për gjetjen e dy femrave të zhdukura në Alpet Shqiptare.
Lajmin për zhdukjen e dy turisteve e ka bërë të ditur Drejtori për Parqet Kombëtare në Mal të Zi, Admir Lalic, i cili ka shpërndarë fotot e dy turisteve me shpejtësi në rrjetet sociale.
“Më 14 gusht ato kanë qenë në kontakt me familjet e tyre dhe që prej asaj kohe janë zhdukur”, ka shkruar Lalic në Facebook, duke apeluar për ndihmë. Fatmirësisht, dy turistet janë gjetur dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.