Helmohen 26 nxënës në “fast-food”, pronarët në polici

Policia e Shkodrës shoqëroi në komisariat  pronarin e fast-foodit në Postribë, pasi dyshohet se nga konsumi i ushqimit në këtë dyqan, janë helmuar disa nxënës.

“Ditën e djeshme, në orën 20:50 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër”.

“Janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga Drejtoria AKU. Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shkodrës.

Ndonëse nurmi zyrtar i fëmijëve që patën simptoma helmimi është 12, mediat në Shkodër dhe mjekët e spitalit të këtij qyteti, janë shprehur se në urgjencë janë paraqitur dhe fëmijë të tjerë, numri i të cilëve shkon rreth 26, sipas të dhënave të fundit.

Dyshimet e para janë ato që lidhen me konsumin e ushqimit në fast food, që çuan në helmimin e fëmijëve. Nuk përjashtohet as mundësia se shkaku i helmimit të jetë uji i pijshëm në shkollë.

Skip to toolbar